“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sot ka transmetuar një dokumentar për betejën e Prekazit dhe rënien e familjes Jashari.
Muret e demoluara të këtyre kullave në Prekaz, janë dëshmi e një prej betejave më të rënda të zhvilluara në rajonin e Drenicës, ajo e familjes Jashari me qindra ushtarë serbë.
Komandanti legjendar Adem Jashari, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes bënë rezistencë heroike duke e ruajtur vendin e tyre, në një luftim të ashpër që u zhvillua për tri ditë rresht përballë një ushtrie të terë serbe e cila kishte rrethuar Prekazin me datën 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998.
Për aq kohë sa zgjati beteja frontale, nuk pushojë as kënga për liri e Hamëz Jasharit dhe ushtarëve të tjerë, e cila ishte frymëzim në përballje me agresorin serb.
“Ka pasur organizim nga orët e hershme të mëngjesit, pra përqëndrimi ishte tek Kulla e Adem Jasharit, synimi ishte në lagjen Jashari, këtu ka fillu ajo beteja dhe ka zgjatur 3 ditë me një rezistencë të jashtëzakonshme por edhe nga shtëpitë tjera të lagjës Jashari. Gjatë kësaj kohe ka ndodhur ramje të një pas njëshme, por edhe pse ndodhnin ato, ushtarët e Komandantit legjendar edhe luftonin edhe këndonin, për të ju dhënë forcë edhe njerëzve që ishin të interesuar për lufta se ajo ka nisur na qoftë përhajrë dhe do të vazhdojmë deri në çlirimin e kësaj pjese të atdheut”, ka thënë për Expose Xhavit Jashari, ish-ushtar i UÇK-së.
Më poshtë dokumentari i plotë: