Kandidatja për deputete nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ishte e ftuara e radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.
Izmaku tregon për periudhën e saj kur u distancua nga politika për 4 vite, por ajo thotë se tani këtë mungesë do ta kthejë më punë të mira që kanë me i kërku qytetarët, raporton GazetaBlic.
“Ka kalu një periudhë për mu kur e kom pas një distancim politik për 4 vjet, jom marr me cështje të mia akademike, kom përfundu doktoraturën, kom vazhdu me studentë kom kalu jashtëzakonisht mirë, por më ka mungu pjesa e angazhimit publik në sferën politikë sepse është diçka qe jom marrë 20 vite. Këta du ta përkthej me punë të mira që kanë me i kërku qytetarët e unë kam me i bartë”, tha ajo.
Tutje ajo tregon se kanë propozuar një fond brenda fondit kombëtarë që të subvencionohen të gjitha gratë dhe vajzat e reja të cilat dëshirojnë të hapin një biznes, ku qeranë do ta kenë të paguar për dy vite nga qeveria.
Ajo thekson se është e nevojshme të bëjnë çdo gjë që rinia të mbetet në Kosovë, pasi që brenda 4 viteve vendin e kanë lëshur rreth 300 mijë qytetarë.
“Çështjet sociale që kanë për mua teper rëndësi, sepse vendi jonë ende ka shumë nevojë, veçanërisht gratë dhe vajzat e reja. Ne e kemi propozu një fond brenda fondit kombëtarë, që ka me i subvencionu gratë dhe vajzat e reja të cilat dëshirojnë të hapin një biznes, kanë me pas 2 vite një qera që ia pagunë qeveria, edhe për djemët vlen por kjo është e fokusume zhvillimi te gratë dhe vajzat e reja. Na duhet me bo gjithcka me ndal rininë këtu, sepse fatkeqësisht kemi një numër prej 300 mijë që e kanë lëshu vendin për 4 vjet. Nëse vazhdojmë me i mbyll syt para këtij fakti, e fundi që po na vyn kjo votë, nëse na nuk e kemi rininë këtu, nuk ia krijon mundësitë që ky shtet është për ta dhe tani është momenti i fundit me kthy këtë besim”, shtoi tutje.
Izmaku sa i përket zotimit të Haradinaj se Kosova do të hyj në NATO, shprehet e bindur se do të realizohet.
“Kur flasim para publikut duhet me i fol veteëm të mundshmet që janë që shihen që duken. Zotin Haradinaj e kemi në qendër të NATO-s, është duke diskutu për çështje të cilat priten me u vendos në qeverinë e ardhshme, ju e dini që Haradinaj ka qenë kryeministër kur u themelua ushtria, unë kam pas rastin me votu dhe është momenti më krenar në jetën time. Plotësisht jam e bindur se do të realizohet, por nuk jam shumë e bindur se a realziohet për një vit apo për dy vite por që ky synim e ka një strategji, ka dhe është vendos prioritet mbi prioritet nuk është me vendos vetëm hajt edhe integrimi. Na e kemi të parën, 1sh është integrimi në NATO sepse kjo ka me ti sjellë krejt. Jemi gati vendi i vetëm që na ndihmoi bota për me u çliru dhe me fitu. Janë dy organizata të fuqishme që i kemi synim, e para është NATO ka mundësi me u realizu. Unë mendoj që ky lidershqip zoti Limaj, zoti Haradinaj nëse nuk e bëjnë këtë nuk e di kush ka me bo, ska fuqi edhe besim më të madh popullor edhe lidershqip ma i besueshëm qoftë edhe prej krerëve të NATO-s, ata kanë bashkëpunu me këta njerëz edhe në rrethana shumë më të vështira. Edhe lidhjet që i kanë me krerët që kanë një vendimarrje në botë sa i përket çështjeve të sigurisë po mendoj që nuk i kanë krerët tjerë”, tha ajo.