• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ish-punëtori i “fabrikës së kancerit” rrëfen në detaje për punën që e kanë bërë aty mbi 400 punëtorë!

02/25/2022 22:28
nga:Gazeta Blic

Expose prodhim medial i GazetaBlic sonte ka transmetuar në Kanal10 dokumentarin e titulluar  “fabrikën e kancerit”.

Në këtë dokumentar është trajtuar rasti i ish-punëtorëve të ndërmarrjes shoqërore  “Salloniti” në Hanë të Elezit.

Ferat Kuka ish-punëtor i kësaj ndërmarrje e cila ka bërë kthesë të madhe në jetën e tyre ka treguar në detaje nivelin e rrezikshmerisë me të cilin janë përballur çdo ditë të punës, pa qenë në dijeni për përmbajtjen kancerogjene.

“Azbesti me i rrezikshëm u kanë ai i kaltërti, i cili importohej nga Kanada dhe ka qenë helmi më i rrezikshëm.

Drejtën me ju tregu, nuk kemi pasur mbrojtje, në 88-tën një inxhinjer ka shku në një siminarë në belxhik dhe e kishte kuptuar se ka përmbajtje kancerogjene, atëherë paten fillu me na dhënë pije të gazuara, por ka qenë dashur me na dhënë qumshtë.

Sidomos në këtë vendin ku jemi këtu ka qenë më e rrezikshmi, për shkak se është bërë përpunimi i azbestit, asnjë nuk është gjallë, edhe tek faza D ku kam punu shumica kanë vdekur nuk e di a jemi 3-4 vet, se aty është bërë përpunimi i gypave edhe aty krejt kanë vdekur nga kanceri prej azbesti.

Materjali është punuar në tri vija, vija e pllakës, vija gypave tri metra dhe vija e pllakave 5 metra,  atje është bërë gëdhendja e produkteve, për ndryshe të gjithë materiali që ka qenë i azbestit ka qenë kancerogjen.

Jo nuk e kemi ditur në 88-tën është vërtetu, sepse përpara nuk është ditur se duhet me u mbrojtë, për shembull në perëndim kanë pasur rroba mbrojtëse, këtu nuk kemi pasur asnjë beneficion, edhe në Obiliq kur kemi shkuar është vërtetuar se të gjithë jemi me kancer, i kemi dorëzuar në AKP për ndryshe ajo i ka shkelur të drejtat e njëriut”, ka thënë ai.

Kuka, i cili ka udhëtuar në çdo ditë të punë nga Kaçaniku në Hanë të Elezit flet edhe për llojet e kancerit që janë shkaktuar nga puna në këtë ndërmarrje.

Çka i kam klasifiku janë tri lloje të kancerit, disa i merr shpejtë kanë dhimbje të mëdha, disa ua ka qorru sytë, ka punëtor që i ka shkatërruar krejt dhe ua ka marrë edhe trupin, kanë të meta, kanë dhimtë, tri lloje të kancerit që dominojnë, veç më së shumti ka që janë prej llojit të kancerit që po i mund shpejtë, barnat janë të shtrejta, ineksionet janë të shtrejta, ka edhe disa që nuk i gjejnë këtu hiq, derisa nuk ka kurrfar beneficioni për ta, ne punëtorët çka jemi organizu me mbledh pare për me ndihmu dike që ka pasur nevojë”, u shpreh ai.

Expose merr vesh se kompenzimi për dëmet shëndetësore për punëtorët e kësaj ndërmarrje pritet të bëhet në vlerë prej 702 për çdo vit të punës në këtë fabrikë.

Ndonëse aplikimi kishte nisur nga viti 2011, asnjë nga punëtorët e nuk ka marrë dëmshpërblimin që ju takon as 11 vite më vonë.