• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Isak Shabani rrëfen për aksionet me Zahir Pajazitin, tregon se si u organizuan për vrasjen e policit kriminel serb!

06/14/2024 22:11
nga:Y I

Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, Isak Shabani, në një intervistë dhënë për Blic Interview ka treguar për aksionet që zhvilluan bashkë me të.

Shabani rrëfen me detaje se planifikuan në vitin 1994 një aksion kundër një polici kriminel serb i cili maltretonte familjet në Llap.

“Unë njihem me Zahir Pajazitin që nga vegjëlia për shkak se jemi nga i njëjti fshat. Për herë të parë kur kemi biseduar për aksione të armatosura, Zahiri, ka ardhë në shtëpinë time edhe jemi ul duke biseduar. Më tha Isak, për herë të parë kam vendos me ndërmarr një aksion ndaj një polici kriminel  ne Llap që thuajse nuk kishte familje në Llap e Gollak që nuk e kishte maltretuar . Në momentin që ka thënë këtë, unë faktikisht prej atij polici dhe policë të tjerë isha bastisur një javë përpara. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 1994. Në 94-ën për herë të parë kemi folur për aksione të armatosura, serioze. Thotë dua që këtë polic ta vras dhe në atë moment që kemi bisedu i them që dua të bashkangjitem edhe unë. Ai më tha jo se ke familje ndërsa unë i kthem ‘jo se për këtë punë duhet me harru familjen’ se është çështja kombëtare. I grumbulluam armët dhe e vendosëm në pritë, njëherë faktikisht Zahiri tha se po e kryej vetëm në qendër të fshatit, më tha veç shko më trego ti ku është i ulur por pas dy ditësh më tha se nëse e bëjmë në fshat kanë me pësu krejt fshati. Më tha po e vendosim në mesin e liqenit që mos me dit a ka ardhë prej Llapi apo prej Gollaku. Natën i kemi bartë armët dhe i kemi qu tek vendi i pritës për me mujt me kry. Këto janë aksionet e para që kemi fillu dhe sot kur e mendoj se goxha u desht me pas vullnet të qelikt me nis atë punë se kemi patur të bëjmë me një superfuqi ushtarake” tha Shabani në Blic Interview raporton Gazeta Blic.

Shabani foli edhe për rënien në pritë të Zahir Pajazitit.

“Unë mendoj se jemi dekonspiru sepse pati fillu me u zgjeru aktiviteti tek shumë njerëz dhe shqiptarët kanë dit me u lavdëru ‘këta shokë po e kryjnë këtë punë’, ‘janë do trima’ dhe si duket ajo shkon në vesh dhe ata kanë patur organizimin e vet . Unë mendoj se më shumë ka qenë dekonspirim se ndonjë tradhti e veçantë” tha Shabani për “Gazeta Blic”.