• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Imri Ahmeti në një rrëfim ndryshe: Rrjedh nga një familje e madhe, angazhimi im i parë ka qenë mësimdhënës i lëndëve juridike!

2 muaj më parë
nga:Y I

Në një rrëfim ekskluziv për dokumentarin “Expose”, rreth familjes, jetës studentore, aktivitetit politik prej 3 dekadash, vjen kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti.

Ahmeti i lindur dhe rritur në fshatin Torinë të Lipjanit, fshat ku edhe jeton aktualisht, tregon se vjen nga një familje e madhe ndërsa familja e tij e ngushtë përbëhet nga gruaja dhe tre fëmijët.

Një mbështetje e madhe gjatë gjithë rrugtimit të tij disa-vjeçar në politikë, Ahmeti tha se ka qenë bashkëshortja dhe fëmijët.

“Fshati im i lindjes quhet Torinë, është rreth 5-6 kilometra nga komuna, aty kam lind dhe jetu gjithë kohës. Natyrisht tani kohëve të fundit, nëse ka dimër të acartë largohem në Prishtinë në banesë një muaj, dy ose tre eventualisht. Por në 99% të kohës jetoj në fshatin tim Torinë. Unë vij nga një familje e madhe, dikur kemi jetu rreth 50 anëtarë në një familje, kur kam qenë i vogël. Kam katër vëllezër dhe dy motra ndërsa jetoj me gruan time dhe dy vajzat ndërsa djali është pavarësuar jeton me gruan e tij dhe i ka dy vajza”

“Natyrisht kur angazhohesh në politikë mbeten anash familja dhe rreth i afërt familjar sepse koha nuk premton mund t’a them kështu bukfalisht ‘ mund të kem hy në hak’ me familjen për shkak të mungesës. Por unë falenderoj shumë jo vetëm familjen time të ngushtë, në këtë rast bashkëshorten, fëmijët e mi, vëllezërit e mi, por edhe gjithë lagjen e fshatin tim për një mbështetje të vazhdueshme që kanë tregu ndaj meje sidomos familja Ahmeti dhe familje të tjera të fshatit Torinë por edhe qytetarët e Lipjanit, jam shumë mirënjohës për mbështetjen ndaj meje”

“Natyrisht secili prind fëmijëve të tij i’u jep këshillë. Unë kur kam mundësinë dhe kur kemi takime me familjen time përdori me sarkazëm dhe humor që të merren me shumë me profesionin dhe punët e tyre se sa të merren me jetën time publike e politike. Nuk dëshiroj që fëmijët e mi të jenë militantë të mi në politikë por të shohin përpara perspektivën e tyre duke u marrë me profesionin e tyre dhe duke shiku jetën e vet” tha Ahmeti për dokumenatrin “Expose”.

Ai na tregoi se studimet universitare i ka mbaruar në një kohë relativisht të vështirë, dhe se angazhimi i tij i parë ka qenë si mësimdhënës i lëndëve juridike.

“Angazhimi im i parë ka qenë i profesori, mësimdhënësit të lëndëve juridike në Shkollën e Mesme, ‘Adem Gllavica” dhe në Gjimnazin e Lipjanit në një periudhë të vështirë, në periudhën kur kemi pas fillu mësimit paralel jashtë institucioneve, në periudhën pas viteve 89-90 kur është suprimu e tërë ajo lloj autonomie që kemi pas në ish-sitemin jugosllav. Unë kam diplomu në vitet 89-90 në atë kohë dhe menjëhere në atë kohë është prish sistemi dhe praktikisht kam vazhdu punën. Pastaj jam inkuadru natyrisht në politikë…. ajo që më së shumti më ka shty me hy në politikë kanë qenë ndryshimet kushtetuese të asaj kohe. Ne si absolvent ishim kyç në këtë lloj angazhimi për ndryshimet kushtetuese të asaj kohe dhe më vonë prindi im ishte në grevën e minatorëve, ishte minator, është i dënuar 3 herë për pjesmarrje në greva dhe aktivite të tjera politike të asaj periudhe. Natyrisht si i ri unë kam hyrë me angazhim të plotë në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe prej atëherë jam konsistent në qëndrime, nuk kam lëviz dhe nuk kam patur asnjë lloj luhatje me lëviz nga Lidhja Demokratike prej fillimit”

Ahmeti kujton me nostalgji kohën e studimeve dhe emrat e profesorëve eminentë që kishte në atë kohë.

Ai thotë se ende i ka të freskëta në kujtesë ligjëratat e profesorëve si Bardhyl Mahmuti, Ejup Statovci, Esat Stavileci

“Po, natyrisht që koha e studimeve 89-90 ka qenë shumë më e vështirë, mendoj se ka patur një lloj kualiteti dhe cilësie shumë të lartë në atë periudhë. Kemi emra të profesorëve eminentë të asaj periudhe siç ka qenë Bardhyl Mahmuti, Ejup Statovci, Esat Stavileci, e shumë profesorë të tjerë eminentë të asaj periudhe për të cilët natyrisht se akoma mbaj kujtesën e freskët të ligjëratave të tyre, të punës që kemi pas bashkë me t’a” tha Ahmeti për dokumentarin “Expose” raporton “Gazeta Blic”.

 

/Gazeta Blic/