• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Hyseni për ndarjen e ‘100 eurove’ nga Qeveria- Tentativë e qartë për manipulimin e elektoratit!

12/28/2024 18:33
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së nga Podujeva, Ekrem Hyseni, ka qenë i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.

Ai ka folur në lidhje me vendimin e fundit të Qeverisë për ndarjen e shtesave prej 100 eurosh me, rastin e festave të fundvitit, për pensionistët dhe fëmijët.

Hyseni tha se kjo është një tentativë e qartë për manipulimin e elektoratit dhe blerjen institucionale të votës.

“Qeveria Kurti po e përfundon mandatin pa një program qeverisës. Vendimet, shumicën e kohës janë vendime ditore të cilat nuk i kanë kontribuar zhvillimit në përgjithësi. Në kuadër të një mungese të një programi të qartë politik, për një qeverisje katër-vjeçare, gjatë këtij mandati kemi parë edhe momente të tjera në të cilat janë marrë vendime të cilat kryesisht i kanë shërby çështjeve të politikave ditore dhe manipulimit të elektoratit. Pra edhe vendimi për këto 100 euro, në këtë moment, është një vendim i cili nga Lëvizja Vetëvendosje është kritikuar shumë në të kaluarën, vendime të ngjashme kanë qenë target i një fushate të madhe. Këto vendime atëherë i kanë kritiku e sot i marrin vetë. Kjo është një tentavi e qartë për manipulimin e elektoratit, për blerjen institucionale të votës dhe shfrytëzohet gjendja e rëndë e njerzve ose edhe gjendja mesatare e tyre për me manipulu vullnetin e qartë. Me u ble besimi është një vendim i cili është vendim i rëndë… nuk blehet besimi edhe nuk duhet manipulohet besimi, kjo është një tentativë për me ble besimin e njerzve të cilët e kanë humb ndaj kësaj qeverisje” tha Hyseni në Blic Interview.

Ai tutje potencoi se ‘100 euro janë tentativë me ble besimin e qytetarëve’.

“Qëllimi i një qeverisje katër-vjeçare duhet të jetë mirëqenia e qytetarit dhe kjo mirëqenie e qytetarit nuk duhet të jetë target një muaj para zgjedhjeve, duhet të jetë katër vjet, gjatë gjithë mandatit, dhe nëse me një votë prej 51% t’a ka dhënë mundësinë me pas vendimarrjen 100% atëherë me këtë vendimarrje 100% çfarë të ka pengu që me pas një politikë zhillimore e cila do ta atakonte direkt mirëqenien e qytetarit. Ato 100 euro unë nuk them se nuk janë të mirëseardhura për qytetarin por kjo është si vendim me tentativë për me e ble besimin e tyre” tha Hyseni në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/