• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Hyseni: Jetike ruajtja e raporteve me miqtë ndërkombëtarë, pa ndihmën e tyre s’mund të arrijmë synimin për BE dhe NATO!

12/28/2024 18:23
nga:Y I

Lidhja Demokratike e Kosovës por edhe partitë e tjera opozitare, nuk kanë marrë pjesë në votim në mbledhjen e KQZ-së ku u vendos për moscertifikimin e Listës Serbe.

Në lidhje me këtë abstenim të LDK-së është pyetur kandidati për deputet nga radhët e LDK-së nga Podujeva, Ekrem Hyseni.

Ai u pyet nga gazetari Astrit Gashi në Blic Interview se “a po abstenon shumë opozita, konkretisht LDK-ja dhe a po i frikësohet pushtetit’ …..kjo ishte përgjigja e tij.

“Qëndrimet e LDK-së në raport me shumicën e vendimeve të cilat kanë qenë të nevojshme ose të domosdoshme në momente të caktume dihet që kanë qenë konstruktive. LDK ka marrë pjesë në çdo proces në të cilin është dasht me qenë vota e LDK-së për të miren e qytetarit dhe kjo nuk është se ka ndodh tani, kjo ka ndodh edhe në të kaluarën.LDK ka qenë gjithmonë për respektimin e institucioneve qoftë institucioneve të drejtësisë ose institucioneve të tjera të cilat e kanë impaktin e vet si pushtete të ndara në raport me vendimet që duhet me i marr edhe vetë pushteti.Sa i përket veriut është e sigurtë dhe e vërtetë që secili i gëzohet një situate të mirë dhe stabile në veri. Për LDK-në është tepër me rëndësi dhe siç ka qenë gjithmonë prej fillimit të aktivitetit të LDK-së si subjekt politik në vitet e 90-ta që mirëqenia e qytetarit të jetë primare. Normalisht tërësia territoriale e Kosovës është diçka të cilën si LDK nuk e kemi si opsion me e negociou me askënd, është diçka e paprekshne në politikat tona nga vitet e 90-ta, sot, dhe do të jetë edhe në të ardhmen. ” tha Hyseni në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni foli edhe për gjendjen në veri të vendit.

Hyseni tha se çdo stabilitet në veri e gëzon LDK-në por se duhet të ketë një bashkërëndim shumë më të mirë me miqtë ndërkombëtarë të cilët e kanë ndihmu Pavarësinë e Kosovës.

Ai tha se është jetike ruajtja e këtyre raporteve pa ndihmën e të cilëve Kosova s’mundet me arrit synimin që e ka antarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO.

“Çdo stabilitet në veri e gëzon LDK-në. Gjendja në veri sot mendoj se duhet të jetë për me siguru një kontinuitet te stabilitetit, për me siguru një përgjigje të pyetjeve të cilat do të vijnë psh cila do të jetë gjendja pas zgjedhjeve lokale të vitit 2025…. mendoj se duhet të ketë një bashkërëndim shumë më të mirë me miqtë tanë të cilët kontributi i tyre ka qenë vendimtar që të jemi ku jemi sot, pra e kanë ndihmu Pavarësinë e Kosovës, e ka ndihmu para Pavarësisë së Kosovës nëpër procese që kanë qenë të vështira. Si LDK  e kemi kultivu një raport jashtëzakonisht të mirë me miqtë ndërkombëtar të cilët në momente të caktuara e kanë dhënë përgjigjen e vet, përgjigje e cila ka qenë çlirimi i vendit dhe këtë përgjgje unë mundem t’i bëj një analizë tjetër dhe me marr shembuj që kemi shumë.Pavarësia e Kosovës është një aktivitet i shumë patriotëve të mëdhenj, i shumë njerëzve, i vetë popullit të Kosovës që ka zgjat me shekuj me ardhë deri në pikën ku jemi sot… shtet i pavarur njëkohësisht që e kemi jetike edhe ruajtjen e raporteve me miqtë ndërkombëtarë pa ndihmën e të cilëve nuk mendojmë se Kosova mundet me arrit synimin që e ka antarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO. Pra stabiliteti në Veri është tepër i rëndësishëm, i gëzohemi çdo suksesi atje dhe e shohim të domosdoshme koordinimin shumë më të mirë me miqtë ndërkombëtarë që ky stabilitet të jetë afatgjatë dhe të na sigurojë paqe dhe stabilitet edhe në rajon” tha Hyseni në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.