Duke folur për pretendimet e Kryeministrit Kurti se marrëveshja përfundimtare pritet të arrihet deri më 23 mars, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri , i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin, theksoi se tani bisedimet në fazën më të madhe do të fokusohen në normalizimin e brendshëm të situatës.
“Normalizimi i marrëdhënieve të Prishtinës me 4 komunat e veriut, bisedat dhe takimi i ardhshëm deri në mbylljen e kësaj cështje ajo që e quajta unë të kushtëzuar tash do të jetë kjo. Tash do të bisedohet për normalizim e raporteve të Qeverisë së Kosoëvs me katër komuna, të qeverisë së Kosovës me komunitetin serb në Veri , të Qeverisë së Kosovës me policinë, me drejtësinë, prokurroët dhe me ata që kanë bojkotuar institucionet, sepse tash kërkohet normalizim, kërkohet kthim në vende të punës. Tani është ky problem, pasi atje kemi një vakuum institucional. Nëse i marrim shtyllat e shtetit, në veri ka rënë shtylla e sigurisë, që është policia ka rënë shtylla e shëndetësisë dhe kanë rënë shërbimet komunale. Kemi zgjuar bishën e quajtur sistem paralel”, tha Haziri.
Ai më tutje shtoi se bisha ka qenë në gjumë të thellë, për mos tu zgjuar më asnjëherë, duke theksuar se problemi mund të vazhdojë të thellohet, nëse bojkoti përhapet edhe në Komunat me shumicë serbe në qendër dhe juglindje të Kosovës.
“Ka skenar që në Gracanicë, Ranillug, Shtërpcë, serbët të ofrojnë dorëheqje kolektive dhe largim nga organet dhe institucionet e Kosovës, për të krijuar një rrethanë ku serbët krijojnë përceptimin te partnerët ndërkombëtar që serbët e Kosovës nuk mund të jetojën në Republikën e Kosovës. Se kjo Republikë është bërë e padurueshme për ta, se Republika e Kosovës është burim i jostabilitetit. Kjo nuk është e vërtëtë, pasi Kosova është shembulli më i mirë i ofrimit të drejtave në parimin e diskriminimit pozitiv përtej standadeve dhe konventave ndërkombëtare, ne kemi dhënë të drejta të veçanta për serbët e Kosovës në veçanti, por edhe për të tjetër. Andaj nuk është e rrugës që ky proces të ndalet tash, ai duhet të dinamizohet, por nuk guxojmë të biem peng i kushtëzimeve, sepse procesi si i tillë mund ti zgjidh më marrëveshje disa nga problemet, por disa nga ato do të mbesin në tavolinë”, tha Haziri.
Sa i përket zgjedhjeve në veri, Haziri nënvizoi se vetëm Presidentja si autoriteti kryesor duhet me u marrë me zgjedhje, duke vlerësuar dhe krijuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve.
“Kushtet duhet të jenë paqësore, pjësëmarrja e garantuar jo vetëm për partitë politike, por edhe për qytetarë, dhe ne kemi dhënë mbështetje kemi kërkuar që mos të bëhet lojë me kredibilitetin e KQZ se, ata nuk kanë mandat për shtyrje të zgjedhjeve. Zgjedhjet nuk mbahen për partitë politike, por për qytetarët. Nëse nuk krijohet një ambient i sigurt paqësor për qytetarët, duhet të vlerësohet situata, por kjo nguti e institucioneve të Kosovës të caktohen orare të shpejta në emër të kushtetutës, ligjshmërisë dhe sovranitetit, edhe neve si shumicë shqiptare na ka bërë dhe ne ka vendosur në udhëkryqe politike.
Nuk është në të drejtën e Presidentes të shkel afatet kushtetuese, por na kemi mbetë në një situatë tash kur vendimet e gjykatës kushtetuese nuk zbatohen nga këto institucione, përkundrazi arsyetohen për mos zbatim”, tha Haziri.
I pyetur se a ka parti që do të dërgojë Presidenten në Gjykatën Kushtetuese, nëse ajo shkel afatet ligjore me vendimin për të shtyrë zgjedhjet në Veri, Haziri tha se “ne nuk e kemi idërguar, përkundrazi, ne e kemi ndihmuar zgjedhjen e saj”.
“E kemi evituar krizën dhe i kemi ndihmuar dhe betimi i saj jo vetëm kushtetues ka qenë se do ta ushtroj detyrën mbi palët dhe do të përfaqësoj vullnetin e popullit. Karshi disa situatave të fundit ne po shohim anim ndaj proceseve të caktuara politike. Presidentja në këtë rast duhet të dëshmoj rolin e saj mbi palët. LDK-ja do ta vlerësoj nëse ka nevojë dhe nëse ka shkelje kushtetuese ne nuk mundemi të vazhdojmë të bëjmë sehire politike në situata të tilla. LDK nuk do të jetë tolerante ndaj shkeljes kushtetuese në asnjë mënyrë”, tha Haziri.