• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Haradinaj pas deklaratës së Macron- Mendoj se çështja është serioze, herën e tretë s’do të na paralajmërojnë më!

10/20/2023 21:40
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin ka folur në lidhje me deklaratën e dhënë nga presidenti i Francës, Emanuel Macron, në Tiranë për çështjen e vizave.

Haradinaj tha se duhet me ba kujdes sepse është hera e dytë që kjo çështje përmendet nga presidenti Macron.

Ai tha se me aq sa kupton nga gjuha frënge situata është mjaft serioze dhe nuk duhet të merret ‘shkel e shko’.

“Së pari do të ishte shumë e padrejtë nëse ndodh pezullimi ose shtyrja e liberalizimit të vizave. E përcolla atë që tha presidenti Macron, ai e kishte një fjalim në disa pjesë e u fokusu tek implementimi, pra tek obligimet e marra dhe mosimplementi i tyre në këtë rast nga palët, nga Kosova. Pjesën e Kosovës e konsideroi mos-implementim edhe e ndërlidhi me vizat. Unë mendoj se duhet me ba kujdes Kosova sepse është hera e dytë që presidenti i Francës e ndërlidh çështjen e liberalizimit të vizave. Dy herë presidenti i Francës me e sjell në diskutim në veti çështjen e liberalizimit të vizave ndërlidhur me ‘mosmbajtjen e fjalës’ nga ana e Kosovës, mendoj se hera e tretë mundet me qenë ndryshe. Nëse edhe njëherë do ta përmendë këtë çështje do ta përmendë me ndonjë lajm të keq e atëherë mundet me qenë shumë vonë. Dy herë e tërhoqi vërejtjen me këtë çështje, njëherë para disa kohësh dhe dje”

“Me aq sa e kuptoj gjuhën e këtij niveli, mendoj se çështja është serioze nuk duhet me e marrë ‘shkel e shko’. Kjo është hera e dytë nuk mendoj se një herë të tretë ata do të na paralajmërojnë ma. Po mendoj se herën e ardhshme, nëse Franca vlerëson se Kosova nuk është palë serioze në obligimet që i ka marrë mendoj se lajmi do të jetë i keq” deklaroi Haradinaj në Blic Interview.

I pyetur nga gazetari Gashi se a është e drejtë që pas sulmit në Banjskë të vendoset peshorja e presionit ndaj Kosovës më e madhe sesa ndaj Serbisë, Haradinaj pati këtë përgjigje.

“Çështja e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës është një e drejtë e jona e fituar edhe në bazë të kritereve të BE-së. Sikur e dini që nga koha e Qeverisë time realisht i kemi përmbushur kriteret dhe procesi i aprovimit pastaj nga BE-ja ka zgjatur deri në fazën finale që është një lajm i mirë. Në asnjë mënyrë nuk duhet të ndërlidhet liberalizimi me tema dhe procese të tjera. Mirëpo përkundër kësaj që thashë që është e padrejtë, ne duhet të bëjmë kujdes. Franca është një shtet sovran me ndikim të madh të madh në BE dhe nëse Franca e ka vendosë në peshore çështjen e liberalizimit me ‘mbajtjen e fjalës’ nga Kosova, ne duhet të bëjmë kujdes, duhet ta gjejmë mënyrën me dalë nga ky borgj, përndryshe ekzison rreziku që do të kemi probleme me liberalizimin e vizave”

“Kancelari Cholz ishte shumë i qartë. Ai tha se “është urgjente të implementohen marrëveshjet e arritura” Ai tha se “ajo që ndodhi në Veri na vërteton ç’ka pason nëse nuk implementohen marrëveshjet”. Ky ishte një paralajmërim i pasojave të cilat edhe ne realisht i paralajmërojmë vazhdimisht. Mendoj se Prishtina në këtë rast Kurti atë mashtrimin që e ka pas si ‘armë’ me të cilën i ka mashtru qytetarët e Kosovës, ushtrinë e internetit e të gjitha ato që i ka kriju për me shpall fitoren e vet absolute të brendshme dhe me e lavdëru rritjen e besueshmërisë, tani duhet ta kuptojë s enuk janë ‘armë’ me të cilat luftohet në nivele të tjera. Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës jana analfabetë , dhe mjafton ‘ushtria e internetit’ me u’a fsheh realitetin por e vërteta është pak më ndryshe. Kosova është në borgj se Kurti dhe Kosova e ka pranu planin franko-gjerman, edhe unë e kam une e kam pranu pra AAK-ja e ka mbështet dhe e ka pranuar edhe planin implementues që është Ohri. Nuk ke ku fshihesh pas marrjes së obligimit dhe vonesa në implementim vetëm na bashkon me Serbinë pra na bën bashkëfajtorë për gjendjen. Përkundër faktit se janë terroristët ata që kanë sulmu Kosovën, përkundër faktit se Serbia i ka mbështetë dhe sjell aty prap ne mbesim bashkëfajtorë, të ndëshkuar dhe të kërcënuar.” tha Haradinaj në Blic Interview raporton Gazeta Blic.