• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Haradinaj: Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje nëse Kurti jep dorëheqjen

05/25/2024 10:27
nga:Sh R

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin, deklaron se janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje nëse Kurti jep dorëheqjen.

Ai thotë se nuk kanë nevojë për kohë që të kenë më shumë vota.

“Nuk është se na kemi nevojë për kohë për ma shumë vota, nuk është ashtu, ne jemi të gatshëm nëse Kurti jep dorëheqje ne shkojmë në zgjedhje, por nuk jemi të gatshëm në asnjë mënyrë me ia lehtësu Kurtit me na e marr edhe një mandat, vetëm ky është problemi nuk ka asnjë arsye tjetër”, tha Haradinaj.

Haradinaj thotë se ka një luftë për pozicionim politik pasi që janë tri parti opozitare.

“Ka një luftë për pozicionim politik, për elektorat, për tema edhe mes nesh hetohet se na jemi tri parti, mirëpo ne ndajmë një fat, jemi të tria opozitë sot. Mendoj që një ditë pas zgjedhjeve ne duhet ta dëshmojmë që e dëshirojmë ndryshimin, dhe ta gjejmë rrugën nuk mendoj që duhet me lëndu në asnjë mënyrë formulën e një qeverisje pa Kurtin. Shpresoj që PDK e ka analizën e vet dhe e gjen një forcë që ndryshe e thonë nuk ka rëndësi që nuk po ndodh shpërbërja se nuk ka vota, por ata e gjejnë një forcë që realisht me lujt rolin e vet opozitarë deri në fund dhe me i taku opozitës”, shtoi ai.

Ai shprehet se takimi i Kurtit me kryetarin e PDK-së, ka lënë një shije jo të mirë, tek AAK por edhe tek LDK.

“Ne e kemi dhënë opsionin e mocionit do të na bashkojë, kanë ndodh disa thymje që PDK shkoj e vetme tash keni parasysh e ka lënë një shije jo të mirë edhe te na tjerët, me kujdes po foli se na jemi opozitë se nuk po dojmë me dëmtu vetën dhe njëri tjetrin, por nuk është prit mirë nga Alenaca kjo, nuk është prit mirë edhe nga LDK besoj sa kam ndëgju qëndrimet e tyre. Shpresoj që pas zgjedhjeve do ta gjejmë një mënyrë dhe ta krijojmë shumicën dhe ti ofrojmë vendit qeveri” tha Haradinaj në Blic Interview raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/