Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një intervistë dhënë për “Blic Interview” ka deklaruar se angazhimi i amerikanëve me 24 shtator ka rezultu me dështimin e terroristëve në veri.
Ai tha se ka qenë fat i madh që amerikanët kanë qenë në terren me 24 shtator.
“Albin Kurti, mashtrimin e madh që u’a ka bërë qytetarëve të vendit, me milionat që i ka shti në ushtrinë e internetit, miliona të cilat është mirë të dihet se nga po ju vijnë, miliona të cilat janë investuar në disa vjet që nga paraardhja në pushtet në ‘ushtrinë e internetit’. Të gjitha këto miliona, i gjithi ky angazhim i tij ka rezultu që mos me pas sukses agjenda amerikane për Kosovën por me pas sukses agjenda ruse. Fat i madh që amerikanët kanë qenë në terren me 24 shtator. Agjendën ruse për destabilizim në shkallë më të gjerë nuk e kanë leju. Angazhimi i amerikanëve në ngjarjen e 24 shtatorit ka rezultu që ata që ata që kanë shfrytëzu ato teknikat luftarake me dështu. Vuçiq dhe çdo nivel i tyre ka qenë në dijeni të pasojave nëse nuk ndalet sulmi atë ditë në Banjskë. Serbia do të kishte pasoja që parashihen në këto raste”
I pytur se kur ka qenë i informuar se çfarë po ndodh në Banjskë të Zveçanit, Haradinaj dha këtë përgjigje.
“Kam qenë i informuar prej orës 03:20 minuta në mëngjes. Kam qenë i kyçur me palët vendimarrëse gjithë kohës, me palët tona dhe ndërkombëtare. Angazhimi amerikan ka qenë vendimtar atë natë. Epilogu ka mundur të jetë më tragjik edhe për Policinë edhe për ata edhe për civilët dhe të tjerët” tha Haradinaj raporton Gazeta Blic.