• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Haliti: Kurti i fitoi zgjedhjet për shkak të mungesës së aksionit politik të opozitës!

01/16/2026 21:32
nga:Sh R

Xhavit Haliti, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosvoës, ishte i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin, raporton GazetaBlic.

Haliti thotë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti i kanë fituar zgjedhjet për shkak të mungesës së aksionit politik nga opozita, veçanërisht përballë çështjeve të mëdha si sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian.

Ai tha se, ndonëse opozita në përgjithësi janë deklaruar kundër sanksioneve të BE-së, mungoi reagimi i fuqishëm në terren për të sqaruar pasojat që këto masa i kanë sjellë Kosovës dhe për të identifikuar përgjegjësit.

“Po doli fitues por interpretimi mediatik dhe interpretimi përmes deklaratave të qeverisë dhe mosangazhimi i duhur i opozitës për tu përplas me cështjet, vecanërisht me sanksionet e vendosura nga BE por në njëfarë mënyre edhe opozita dhe të gjithë ne jemi deklaruar që nuk pajtohemi me sanksionet që i ka vendos BE por nuk e kemi potencu fort në rrugë cështjen e sanksioneve, cka ka humbë Kosova dhe kush është fajtori. Zgjedhjet Albini ose LVV i ka fitu sepse mendoj që nuk ka pas aksion politik të opozitës”, u shpreh Haliti.

Tutje shtoi se po të njëjtat sanksione t’u ishin vendosur vendeve si Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo Kroacia, asnjë qeveri nuk do të mund të qëndronte më shumë se dy javë përballë reagimit qytetar.

“Unë po e marrë parasysh dicka sikur të kishte ndodh që ti vendosnin sanksione, Shqipërisë, Maqedonisë, Kroacise unë po besoj që asnjë qeveri nuk kish mujt me rezistu më shumë se dy javë sepse pasojat e qytetarëve dhe reagimi i qytetarëve për pasojat që u vinë atyre dhe vendit do të ishin shumë të mëdha dhe do të detyrohej qeveria me dhënë dorëheqje. Këtu ska pas aksion politik. Dikush duhet me u përballë me problemet e vendit, opozita duhet me kontrollu qeverinë, qeverinë kur te kontrollon opozita e ka mbështetjen e disa qytetarëve, fillohet me pak e pastaj reagimi shkon duke u rrit. Nëse ska nisma njerëzit rrinë në vend”, tha ai.

Sipas Halitit, Kosova ka kaluar rreth një vit pa institucione funksionale, pa Kuvend dhe pa parlament, gjatë së cilës kohë qeveria e ka përdorë buxhetin e shtetit ashtu siç ka dashur.

“Personalisht e kam ngrit zërin por edhe po besoj që këta që kanë bë takime me përfaqësues të vendeve të ndryshme të cilët kanë biseduar nuk ka pas gadishmëri të opozitës për protesta, për reagim frontal të përbashkët. Na e patëm 1 vjet pa institucione, pa parlament, 1 vjet me funksionu qeveria me përdor buxhetin e Kosovës si ka deshtë dhe cka ka deshtë është shumë e rëndë. Unë nuk mund të kaloj frontalisht kundër ish opozitës për të metat dhe gabimet që i kanë bërë, por mendoj që sikur të kishte pas nisma për të reaguar në një mënyrë ose në tjetrë, ose edhe të ndarë nga njeri tjetri por për një qëllim të caktuar po besoj që kish me ndryshu situata, edhe në përshpejtimin e krijimit të qeverisë edhe në krijmin e qeverisë së re. Se 1 vjet unë nuk po besoj që nuk ka mujt me kriju qeverinë”, theksoi ai.