• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Haliti: Albin Kurti nuk është mbret, është shërbëtori i parë i interesave të qytetarëve

11/06/2023 16:03
nga:Gazeta Blic

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit, Albin Kurti që t’i kryej obligimet shtetëore, përfshirë çështjen e implmentimit të Asociacionit, raporton Gazeta Blic.

Ai për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic ka theksuar se Kurti nuk është mbret, ai sipas tij, është shërbëtori i parë i interesave të qytetarëve.

“Unë jam ithtar i asaj që Kosova duhet t’i kryejë detyrat e veta. Kryeministri është në karrigen e kryeministrit dhe nuk është as mbret, por është nënpunësi i parë ose shërbëtori i parë i qytetarëve dhe interesave të Kosovës dhe ajo që po shihet publikisht dhe sugjerimet që bëhen edhe nga shtetet strategjike, aleate tona, janë që asociacioni duhet të bëhet”, thotë ai.

Haliti tha se ai është ithtar I asaj që sa më shpejt të zbatohet Asociacioni, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës duke mos i lënë kompetenca ekzekutive dhe duke i përmirësu ato të metat që i ka pas marrëveshja e mëhershme.

“Të vazhdojmë që raportet ne mes Kosovës dhe Serbisë të shtensionohen dhe të fillojnë diskutimet pastaj për integrimin e Kosovës dhe Serbisë dhe gjithë rajonit në Bashkimin Europian”, thotë Haliti.

Ndonëse Kurti ka ndërruar qëndrim për çështjen e Asociacionit, Haliti e arsyeton këtë ndërrim të qëndrimeve.

“Në opozitë është ndryshe situata, kur të del në pozitë pastaj ke mu pëballë me shumë faktorë, të cilët veprojnë me të bind dhe të obligojnë. Fatkeqësisht Kosova nuk është fuqi e madhe, nuk është akoma e njohur nga OKB-ja, nuk është e njohur akoma nga pesë shtetet e BE-së, nuk është e integruar në disa institucione ndërkombëtare të domosdoshme, që duhet të ishte dhe po besoj që këtë duhet ta kemi parasysh ne nuk mund të sillemi siç sillen shtetet e fuqishme me njëra- tjetren”, thotë Haliti për “Expose”.

12/23/2024 21:12

Muriqi mund të rikthehet në Turqi?