• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Gjini: Shkugza po kthehet në një atraksion turistik, shtëpia e qëndrimit ditor për pensionistë, e vetmja e tillë në Kosovë

09/20/2025 17:12
nga:Y I

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është kryetari i komunës së Gjakovës njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 12 tetorit, Ardian Gjini.

Gjini një pjesë të intervistës e ka zhvilluar në Shkugëz, vend i cili po kthehet në një atraksion turistik.

Ai tha se shumçka ka ndodhur në Shkukëz ku janë hapur shtigje të ecjes, janë duke u punuar ura të gurit, dhe se janë duke u testuar dy liqej.

Kryetari Gjini foli në veçanti për shtëpinë e qëndrimit ditor për pensionistë e cila tha se është jashtëzakonisht e bukur.

“Shumçka ka ndodhur në Shkugëz, kemi hapur shtigje të ecjes, është një zonë seriozisht atraktive, shumë qytetarë ecin këtej është një zonë shumë afër qytetit dhe e kanë mundësinë me dal. I kemi nxjerr disa tavolina për njerëz që dalin pak kohë me pushu. Jemi duke punuar në ura të gurit të cilat i kemi poshtë nëpër shtigje të cilat kanë me qenë një atraksion. I kemi testu dy liqej të cilët sivjet përfundojnë me model çfarë duhet me qenë. Në afërsi kemi edhe objekte të tjera që kanë ndodh, po del njëfarë atraksioni, ajo që po e quajmë si titull pune, qëndrimi ditor për pensionistë, është një shtëpi shumë e  bukur, është e vetmja në Kosovë e tillë. Eshtë një objekt shumë i bukur, rrëzë Shkugëz, për shkak se shumë persona më të moshuar e kalojnë kohën këtu”

“Vitin e kaluar e kemi nis këtë objekt këtu, objekti do të jetë i karakterit tipi relaksues dmth ku mundet me u kalu një kohë kualitative. Do të ketë restorant, kafiteri, infermieri të vogël, do të kemi salla të shahut dhe natyrave të tjera, një tarracë shumë të mirë. Vitin e ardhshëm, sipas të gjitha gjasave, do të kemi mundësi me sjell edhe autobuzin lokal shumë afër, kështu që do të jetë një zonë tepër atraktive. Eshtë një lumë i vogël që kalon nëpër Shkukëz, edhe me dy diga do të krijohen dy liqej, që i japin njëfarë sharmi krejt tjetër. Liqenjt, urat, shtigjet… kryesoret janë shtigjet sepse njerëzit ecin, mirëpo me ia dhan edhe pak sharm edhe bukuri, i përfundojmë edhe urat edhe shtigjet edhe qëndrimin ditor për pensionistë. Edhe investime private ka shumë në këtë zonë për shkak se një pjesë e tokave janë private” tha Gjini në Blic Interview me Astrit Gshin raporton “Gazeta Blic”.