• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Gjini: Në rast se nuk ka marrëveshje, serbët do të bunkerizohen, kosovarët do të ikin nga vendi edhe më shumë

03/04/2023 21:21
nga:N M

Nënkryetari i partisë që është në opozitë dhe njëherit kryetar i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka folur edhe për pasojat që mund t’i ketë Kosova në rast të mos nënshkrimit të kësaj marrëveshje, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, do të ketë ikje edhe më masive nga të rinjtë e të rejat nga Kosova, nuk do të ketë zhvillim ekonomik dhe do të ketë një bunkerizim të serbëve të Kosovës, sidomos në pjesën e Veriut.

Gjini për “Bkic Interview” thotë se Kosova duhet të zbatoj në përpikëri obligimet ndërkombëtare që kanë dal nga marrëveshjet e nënshkruara

“Ne e kuptojmë që në politikë ka gjithmonë oportunizëm që po e shpjegoj totalin, oportunizëm është për shkak se gjithkush synon për me pas pak më shumë vota dhe vetvetiu shndërrohet në njëfarë oportunizmi, normal që dallojmë shumë se kush jemi, dikush më shumë e kush më pak, por nuk mund të jetë dikush totalisht i zhveshur nga këto çështje”, thotë ai.

Gjini ka theksuar se AAK nuk kalkulon për vota kur në pyetje janë çështjet nacionale, sikurse çështja e dialogut.

“Ne në AAK, gjithmonë kemi besuar dhe kushdo që e ka ndjek rrugën e AAK tash e 23 vjet, e dinë që në momente vendimtare, kritike, kemi provuar të zhveshim vetën nga ai oportunizëm edhe kryetari Haradinaj edhe të gjithë ne. Dhe në këtë rast kalkulimi i AAK-së është tepër i thjesht, pavarësisht se si perceptohet, pavarësisht se kush çka do të thotë, AAK duhet të jetë në mbështetje të kësaj marrëveshje, sepse mos arritja e marrëveshjes do të ishte një dëm i madhe për krejt Kosovën, jo vetëm për Kurtin. Jemi frikësuar se nëse nuk do të ketë marrëveshje disa prej dëmeve mund të jenë të pariparueshme mund të jenë të përhershme”, thotë ai.

Gjini vleron se mos arritja e marrëveshjes vetvetiu do të krijonte rrethanë krejt të re në Kosovë, rrethanë të cilën shumë kush jo vetëm në Kosovë do të besonte se duhet kërkuar zgjidhje tjera.

“Nëse Kosova reziston në vazhdimësi që t`i mos përmbush obligimet e veta kushtetuese e ligjore, atëherë do të ketë një insistim për rrugë tjera. Mos arritja e një marrëveshje tash të paktën do të shtyje bisedimet ose zgjidhjen për disa vite, për shkak se Kosova do të mbetet e ngrirë, jo përherë, por edhe një kohë të gjatë. Në shumë procese, në të cilat jemi dhe janë serioze mund të ndalen , nëse e shohim Kosovën sot, dhe e dini që shumë të rinj po ikin nga Kosova, ekonominë e kemi me shumë probleme dhe problem të tjera të panevojshme, për qeverisjen do të flasim njëherë tjetër, dhe nëse do të sillnim Kosovën në një situatë që të heqin dorë shumëkush nga ky proces, unë mendoj se dëmet që do të jenë, një depresion edhe më i madh edhe ekonomik edhe etnopsikologjik, një largim edhe më i madh i qytetarëve prej Kosovës, një bunkerizim i serbëve edhe më I madh në veri, të cilët sot për sot, nuk kanë institucione, nuk kemi as kryetar të komunave atje, nuk ka polici, nuk ka sistem të drejtësisë, dhe nëse ne e kishim lejuar Kosovën të shkoj në këtë drejtim, do të kishim problem shumë serioz afat gjatë”, thotë ai.