• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Gazetari serb zbulon për Expose arsyjet e largimit të serbëve nga Jugu si dhe kush i vendosi grafitet “UQK”

03/11/2022 22:18
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” ka transmetuar një dokumentar lidhur me mundësitë e përhapjes së një konflikti të ri në Ballkan, pas luftës Rusi – Ukrainë.

Expose merr vesh se shteti serb ka në plan disa skenare për të paraqitur Kosovën si vend të pa sigurtë. Një ndër skenarët e tyre besohet të jetë edhe zhvendosja e serbëve nga Jugu në drejtim të Veriut.

Në javët e fundit është rritur interesimi i serbëve për të shitur pronat e tyre në Jug, e për këtë shteti serb po bënë përpjekje për të krijuar narrativën se shitjen po e bëjnë me detyrim.

Por në realitet, sipas Goran Avramovic, kryeredaktor “Radio KIM” largimi i tyre nga Kosova po ndodh për arsyje tjera.

“E keni vërejtur se serbët e Kosovës në pjesën jugore të lumit Ibër, dhe atë jo vetëm në Gracanicë, por edhe në të gjitha enklavat tjera, në të cilat serbët janë popullatë shumicë, po i shesin pronat e tyre dhe po largohen. Një pjesë e tyre po shkon në pjesët qendrore të Serbisë, një pjesë po largohet në botën e jashtme, dhe nëse më pyetni se cilat janë arsyet për këtë largim, arsyet janë kombinim i një vargu të situatave të cilat po ndodhin në jetët tona, mungesa e perspektivës dhe jeta nën kufirin më të ulët të dinjitetit njerëzor dhe kjo deri diku është arsyeja kryesore që po i detyron njerëzit që sërish të ndërrojnë vendbanimet e tyre dhe fatin e tyre po e kërkojnë për fillim në sisteme dhe shoqëri shumë më të rregulluara, në të cilat disa gjëra janë shumë më të qarta, për dallim nga ato që i kemi për fat të keq këtu në terren”, ka thënë për Expose Avramovic.

Ai ka folur edhe për grafitet UÇK që ditë më parë ishin vendosur në muret e disa shtëpive të banuara me serbë, të cilat sipas tij mund ti kenë bërë fëmijët.

“Jo natyrisht. Une nuk kam kurrfarë asnjë informatë konkrete. Prandaj nëse më pyetni për përkatësinë kombëtare të fajtorëve, atë që kam marrë si shpjegim nëse flasim për incidentin e fundit në Suhodoll, atë që e kam marrë si shpjegim nga miqtë e mi shqiptarë sa i përket gjuhës, ngase këto grafite kanë qënë të shkruara në menyrë interesante, me përdorimin e shkronjes Q, e cila nuk përdoret shpesh kur bëhet fjalë për grafitet kushtuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është se gjeneratat e reja nuk dinë ta bëjnë dallimin e qartë mes shkronjave Q dhe Ç, prandaj supozoj se kur bëhet fjalë për Suhodollin, kjo është vepër e fëmijëve dhe se këta fëmijë në të vërtetë nuk e dinë se sa mund të jetë kjo e rrezikshme dhe cfarë problem mund të provokojë. Nganjëherë, për fat të keq, lojërat e fëmijëve në botën në të cilën jetojmë ne nuk janë aspak të pafajshme sic duken në shikim të parë”, tha Avramovic.

Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e plotë: