I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin ishte Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së njëherësh kandidat për deputet nga ky subjekt politik, Arben Gashi.
I pyetur se a e përkrah një koalicion me LVV-në, Gashi pati këte përgjigje.
“Qëndrimi i partisë është që nuk votohet një koalicion me LVV-në dhe ju e dini që unë i kam mbajtë qëndrimet e mia dhe jam futur edhe në ‘luftë’ me partinë për qëndrimet e mia. Unë pres që partia me respektu vendimin të cilin e ka deklaru kryetari i partisë, nuk ka votim në strukturat e partisë por edhe disponueshmëria edhe në parti edhe tek votuesit e LDK-së por edhe në arenën ndërkombëtare është që Vetëvendosja të mos të jetë pjesë e qeverisjes” deklaroi Gashi raporotn “Gazeta Blic”.
“Kryeministri pas 9 shkurtit do të jetë dhe duhet të jetë nga LDK-ja” deklaroi Gashi në Blic Interview.