• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Expose zbulon një nga skenarët e Serbisë përmes të cilit po synohet destabilizimi i vendit!

03/11/2022 22:26
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” ka transmetuar një dokumentar lidhur me mundësitë e përhapjes së një konflikti të ri në Ballkan, pas luftës Rusi – Ukrainë.

Expose merr vesh se shteti serb ka në plan disa skenare për të paraqitur Kosovën si vend të pa sigurtë.

Një ndër skenarët e tyre besohet të jetë edhe zhvendosja e serbëve nga Jugu në drejtim të Veriut.

Në javët e fundit është rritur interesimi i serbëve për të shitur pronat e tyre në Jug, e për këtë shteti serb po bënë përpjekje për të krijuar narrativën se shitjen po e bëjnë me detyrim.

Por në realitet largimi i serbëve nga Kosova po ndodh për arsyje tjera.

“E keni vërejtur se serbët e Kosovës në pjesën jugore të lumit Ibër, dhe atë jo vetëm në Gracanicë, por edhe në të gjitha enklavat tjera, në të cilat serbët janë popullatë shumicë, po i shesin pronat e tyre dhe po largohen. Një pjesë e tyre po shkon në pjesët qendrore të Serbisë, një pjesë po largohet në botën e jashtme, dhe nëse më pyetni se cilat janë arsyet për këtë largim, arsyet janë kombinim I një vargu të situatave të cilat po ndodhin në jetët tona, mungesa e perspektivës dhe jeta nën kufirin më të ulët të dinjitetit njerëzor dhe kjo deri diku është arsyeja kryesore që po I detyron njerëzit që sërish të ndërrojnë vendbanimet e tyre dhe fatin e tyre po e kërkojnë për fillim në sisteme dhe shoqëri shumë më të rregulluara, në të cilat disa gjëra janë shumë më të qarta, për dallim nga ato që I kemi për fat të keq këtu në terren”, ka thënë për Expose Goran Avramovic, kryeredaktor “Radio KIM”

Pjesë e skenarit serb besohet të ketë qenë edhe vendosja e grafiteve të UÇK në muret e disa shtëpive të banura me serb në Jug, por që ishin shkruar në mënyrë të gabuar, duke lënë të kuptohet se prapa tyre janë vetë serbët dhe jo shqiptarët.

E për këtë situatë tani ekzistojnë edhe disa shpjegime.

“Çdo herë kur ka pasur diçka që është biseduar për Kosovën është fabrikuar diçka për vendin, siç ka ndodhur tani me grafitet e UÇK, këto gjëra fabrikohen vazhdimisht nga Serbia për të na paraqitur keq para ndërkombëtarëve. Unë kam dëgjuar se ka një interesim më të madh të shprehur për shitjen e pronave, mirëpo nëse një gjë e tillë nëse ndodh është e drejtë e tij ekskluzive dhe askush nuk duhet ta ndi vetën të pasigurt në Republikën e Kosovës, pa marrë parasyshë a është shqiptar a serb, boshnjak apo diçka tjetër. Është me rëndësi që këto prona të mos shiten për shkaqe të pa sigurisë, pronat shiten në të gjithë botën, prap e përsërisë çështja e shitjes së pronave është vendim individual i çdo kujt”, ka thënë për Expose ish-drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj.

“Serbët janë të njohur për këtë forma siç ishte kjo në disa fshatra ku shkruhet në murët e disa shtëpive të banuara me serbë UÇK e që fare nuk është e shqiptarëve, por ata e bëjnë vetë këtë me qëllim që të thonë se po e bëjnë shqiptarët”, tha ndër të tjera Fatmir Sheholli nga Instituti për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike.

Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e plotë: