• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Expose transmeton dokumentarin – “Qeveria Kurti, nënë apo njerkë?”

12/18/2022 23:16
nga:Gazeta Blic

Expose prodhim medial i GazetaBlic ka transmetuar sonte një dokumentar mbi ndarjet buxhetore për komunat në kuadër të buxhetit të vitit 2023.

Qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, ka vendosur që hisen më të madhe të mjeteve financiare nga buxheti i vitit 2023, të planifikuara për investime të reja kapitale, të ndaj në komunat ku qeverisë Lëvizja Vetëvendosje.

Ky ishte një rast tjetër në të cilin Kurti, u dëshmua se nuk dallon nga udhëheqësit të tjerë, të cilët në të kaluarën kanë praktikuar të njëjtën, duke çuar më shumë para në komunat ku qeveriste partia që ishte në pushtet.

Akuzat ndaj qeverisë në raport me buxhetin e vitit 2023 dhe ndarjet për komunat, janë për diskriminim e pabarazi.

Për me keq, Buxheti i vitit 2023 rrezikonte të përfundonte në Gjykatën Kushtetuese, në rast se partia në pushtet nuk do të dëgjonte thirrjet për heqjen e pikes së 6 të nenit 9 të projektligjit për buxhetin e vitit 2023, çka do t’i hapte rrugë qeverisë për të marrë hisen e komunave, në emrin e të hyrave vetanake të pashfrytëzuara në vitet paraprake.

Ndiqeni më poshtë dokumentarin e plotë:

Më 65 vota PËR të enjtën në orët e mbrëmjes Kuvendi i Republikës së Kosovës e miratoi në lexim të dytë Buxhetin për vitin 2023 i cili kap vlerën mbi 3.2 miliard eurove.

Buxheti më i madh i miratuar ndonjëherë në historinë e Republikës së Kosovës.

Përveç këtij konstatimi, Kryeministri Albin Kurti në reagimin e tij të parë do ta paraqiste atë edhe si gjithëpërfshirës, për çka nuk pajtohen partitë opozitare, duke e akuzuar atë se ka bërë ndarje të pabarabartë për komunat.