“Expose” prodhim medial i portalit GazetaBlic ka transmetuar sonte një dokumentar në Kanal10 për vërshimet që ditëve të fundit preken disa zona në vend.
Gjatë kësaj jave ekipi i Expose ka vizituar Komunën e Vushtrrisë, ku në disa fshatra lumi Silnica kishte dalur nga shtrati dhe kishte vërshuar tokat bujqësore.
Për fatin e mirë, vërshimet nuk kishin prekur në shtëpi, ndonëse ishin afruar fare pran tyre.
Akoma më e rënduar shihet gjendja në rajonin e Dukagjinit, aty ku drini bardhë tashmë kishte dalur nga shtrati, duke përfshirë kështu edhe objekte afariste.
Por pse ndodhin vërshimet dhe sa është e rrezikuar Kosova nga to?
Ndiqeni dokumentarin e përgatitur nga Expose: