• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Ende paga minimale është 130 e 170 euro, me një pagë të tillë është e pamundur të jetohet, prandaj shumë të rinjë do të ikin”

01/21/2024 21:14
nga:Gazeta Blic

Gazetari shumë vjecar i ekonomisë, Lavdim Hamidi për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic ka theksuar se liberalizimi i vizave është lajm i mirë për Kosovën, por sipas tij, problem i madh do të jetë ikja e fuqisë punëtore dhe e të rinjve, raporton Gazeta Blic.

Ai tha se me pagën minimale që e ka Kosova, është e pamundur të jetohet, prandaj paralajmëron, shumë të rinj do ta lëshojnë Kosovën.

“Pozitiv është fakti që qytetarët e Kosovës për herë të parë do të mund të lëvizin lirshëm në Evropë, ndërsa problemi më i madhë për Kosovën do të jetë largimi i të rinjve dhe ikja e fuqisë punëtore”, tha ai.

Ai paralajmëron se Kosova shpejt do të përballet me mungesë të fuqisë punëtore.

“Kosova shumë shpejt do të ketë problem me fuqinë punëtore sepse vetë e kemi bërë në këtë mënyrë. Ende paga minimale është 130 e 170 euro. Me një pagë të tillë është e pamundur të jetohet, prandaj shumë të rinjë do të orientohen kryesisht në tregun gjerman”, tha ai për emisionin “Expose”./ Gazeta Blic