• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Eksperti i sigurisë zbulon tre skenarët e Serbisë për një agresion të ri në Veri!

03/12/2022 10:30
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” mbërmë ka transmetuar një dokumentar në Kanal10 lidhur me mundësitë e përhapjes së një konflikti të ri në Ballkan, pas luftës Rusi – Ukrainë.

Për mundësitë e një incidenti të armatosur flet edhe njohësi i sigurisë në vend Drizan Shala.

“Unë mendoj që nuk është larg mendësh që orjentimi i Rusisë që të krijojë një hapësirë të re të trazirave mund të jetë ballkani, kemi shumë çështje të pa përfunduara, është çështja e Malit të Zi, konflikti në Bosnjë, çështja e dialogut, një mos marrëveshje për lejimin e Maqedonisë të hy në BE përmes një bllokade që është duke u bërë nga Bullgarisë, pra gjithë ky mozaik nëse merret për bazë mënyrën e qasjes, siguria e Kosovës mund të atakohet nga zhvillimet që priten të ndodhin qoftë brenda qoftë në pjesën Veriore”, u shpreh Shala për Expose.

Sipas tij janë tri skenare përmes të cilave shteti serb është duke bërë përpjekje për destabilizimin e vendit.

“Unë mendoj se ekzistojnë tre skenarë të cilët tani veçse janë bërë publike, ka qenë rasti i parë pas intervenimit për kontrabandim ku Vuçiqi tha se pika strategjike e linjes energjetike ndërkombëtare do të vendoset nën kontrollë, çështja e dytë ishte me arrestimin e tre të rinjëve në Prishtinë të cilët u kapen duke blerë uniforma të UÇK-së dhe doli se kishin lidhje me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, kurse skenari i tretë ishte me vendosjen e disa grafiteve në muret e shtëpive, ku për palen serbe janë terrorist ata që bëjnë këtë, ndërsa qëllimi është që të krijojë tensione brenda komunitetin”, tha ai.

Infografikë e përgatitur nga eksperti i sigurisë Drizann Shala

Më poshë dokumentari i plotë: