• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ekperti i sigurisë flet për narracionin e Serbisë që mund të prodhojë tensione

04/22/2022 21:19
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në Kanal10 dokumentarin për zhvillimet e fundit në Veri, të titulluar “Më e keqja nuk ka ardhur”.

Njohësi i fushës së sigurisë Drizan Shala, tha për Expose se shteti serb është angazhuar në ngritjen e revoltës qytetare përmes provokimeve të vazhdueshme dhe propagandas se Kosova po furnizohet me armatim nga Britania e Madhe, çka do të shfaqte pasiguri tek komuniteti serb që jetojnë në territorin e Kosovës.

“Beogradi tenton që të krijojë një narracion brenda komunitetit serb, sepse qëllimi primar është që tensioni të jetë sa më i lartë në mes grupeve kriminale dhe qytetarëve serb që jetojnë në Kosovë, sepse vetëm kështu mund t’i arsyetojë veprimet që mund ti ndërmarrë. Vet fakti që Presidenti deklaron për një informacion që nuk qëndron, se Angelzët janë duke furnizuar me armatim FSK, po jep indikacion se Serbia po tenton të arsyetoj investimin e tyre që e ka nga Kina dhe në çdo varjant po do të ketë një arsyeshmëri”, tha

Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e plotë: