• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ejupi: Kurti gaboi me marrëveshjen për energjinë, të kushtëzohet me Asociacionin

02/19/2023 21:05
nga:N M

Burim Ejupi, Drejtor në Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP) vlerëson se në marrëveshjen për energjinë ka pasur diçka të mirë që ka përfituar Kosova, me marrëveshjen e vitit 2015, e ku KOST është pranuar në rrjetin e transmisioneve evropiane (ENSO), raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, përveç KOSTIT me këtë marrëveshje është bërë edhe liberalizimi i tregut të energjisë por që ky liberalizimi ende nuk ka ndodhur për shkak se kompania serbe Elektroseveri nuk ka dorëzua të gjitha dokumentacionin e kërkuar nga Zyra e rregullatorit të Energjisë.

Ejupi në emisionon “Expose”, prodhim i Gazeta Blic, ka kritikuar qeverinë aktuale se me disa veprime në Veri të Kosovës, la në hije marrëveshjen për energjinë që kurrë nuk u impelementua.

Ai rrëfen se buxhetit të Kosovës për çdo vjet i kushton nga 12 deri në 30 milionë euro pagesa për energjinë e shpenzuar nga serbët në veriun e Kosovës.

Ai për “Expose” ka thënë se është bërë një gabim tjetër nga Qeveria Kurti se ka hyrë në marrëveshje të reja pa u zbatuar ajo për energjinë.

Ejupi thotë se nëse Kosovës po i kërkohet themelimi i Asociacionit si pjesë e 33 marrëveshjeve në Bruksel, Qeveria Kurti duhet ta qes si kusht zbatimin e marrëveshjes për energjinë, para themelimit të Bashkësisë së Komunave Serbe.

“Marrëveshja është e njëjtë të jemi të sinqertë dhe ajo nuk ka pasur si të dizajnohet ndryshe, se dihet cilat kanë qenë termat e marrëveshjes dhe ky ridizajnim e cek në komuna të Veriut. Unë e shoh si diçka për liberalizim të tregut, tash pse kjo qeveri i ka bërë tri marrëveshje në Bruksel, targat, letërnjoftimet dhe marrëveshja për energji, unë nuk e di pse nuk ka insistuar kjo qeveri që veç te marrëveshja për energji të zbatohet. Ne po diskutojmë për do targa ilegale KM në vend se ne të merremi me elefantin në dhomë, sepse kjo marrëveshje na kushton neve… na kushton 12 milionë deri në 30 milionë në vjet, dhe interesi jonë si Qeveri është si të kursejmë. Tash i kemi deklaratat se qeveria nuk po ha dreka e darka të shtrenjta, por hajde t`i kursejmë qato 20 milionë. Qeveria ka bërë gabim që ka hyrë në marrëveshje tjera pa implementuari atë për energji. Dhe pala kosovare është dashur të thotë se pa implementimin e kësaj, nuk shkojmë në marrëveshje tjetër dhe erdhën targat, çështje banale si puna e targave dhe tash u kthye çështja në pikën zero. Edhe ne tash po paguajmë dhe derisa ne po bisedojmë këtu, dikush atje është duke shpenzuar dhe ne prej parave tona po paguhet ajo energji, kështu që gabimi ka qenë edhe i qeverive të mëhershme se 33 marrëveshje janë nënshkruar, pa implementuar atë për energjinë, po shkojmë të 1 marrëveshje dhe pastaj të tjerat”, thotë Ejupi.