• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

E kundërshton tërheqjen e 30%-shit, por eksperti financiar ka një propozim tjetër për Qeverinë se si të veprojë me Trustin!

03/18/2022 22:41
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në televizionin Kanal10 një emision mbi efektet e luftës në Ukrainë, në tregun kosovar.

E si zgjidhje për të tejkaluar situatën e rënduar ekonomike nuk vlerësohet të jetë tërheqja e kursimeve nga Fondi Pensional Trusti.

Të pakten kështu ka vleërsuar eksperti financiar Emanuel Bajra, i cili ka dhënë edhe një shpjegim për Expose lidhur me këtë çështje.

“Jo, nuk besoj që është zgjidhje e mire si për qytetarët ashtu edhe për qeverinë. Ata po sakrifikojnë pensionimin e tyre, për shkak se e tërheqin në kohë të krizës. Qeveria duhet që një pjesë të kapitalit të Trustit, si formë kreditim përmes Bankes dhe ai të përdorët si llojë subvencioni për qytetarët që kanë vështirësi financiare, në përaballimin e rrymës dhe shpenzimet e përditshme”, u shpreh Bajra.

Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë:

Megjithatë, dikush tashmë ka marrë disa veprime konkrete në lidhje me këtë çështje.

Është deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Bekim Haxhiu, i cili ka dërguar një projektligj në Kuvend për lejimin e tërheqjes së kursimeve nga Trusti deri në 30%, por që ende nuk dihet kur do të vendoset në rëndë të ditës.

Me Trustin ngjashëm ishte vepruar edhe gjatë pandemisë. Qeveria kishte aprovuar propozimin e atëhershëm për tërheqjen e kursimeve në 10%, si masë lehtësuese në kapërcimin e krizës ekonomike.