• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Dugolli: Për shkak të këtyre kërcënimeve nga Serbia, Kosova e ka rritur ndjeshëm buxhetin për ushtrinë

01/28/2024 22:35
nga:Gazeta Blic

Një deputet nga shumica parlamentare po thotë se deklaratat e kryeministrit janë të drejta, ngase sipas tij, Kosova është nën kërcënime serioze nga Serbia.

Enver Dugolli, deputet i Vetëvendosjes ka theksuar për emisionin “Expose”, se për shkak të këtyre kërcënimeve nga Serbia, Kosova e ka rritur ndjeshëm buxhetin për ushtrinë.

Ne po investojmë në vazhdimësi në mbrojtje dhe siguri. Qeveria e Kosovës ka rritur buxhetin për mbrojtje dhe siguri si asnjëherë më parë. Tani kemi kaluar në 2 % të GDP-së…, që i bie mbi 200 milionë për Ushtrinë e Kosovës”, tha ai.

“Duke marrë parasysh kërcënimet e vazhdueshme edhe globale të sigurisë, por edhe në rajon, ne do vazhdojmë të investojmë në ngritjen e kapaciteteve të plota operacionale për mbrojtejen e sigurisë, në ngritjen e kapaciteteve humane, shkollim dhe edukim për të rinjtë, që të jemi në gjendje që të përballemi me çfarëdo krize, çfarëdo situate që mund t’i kanoset Republikës sonë”.

Kërcënimet sipas tij, janë reale, për shkak se siç shprehet Dugolli, Serbia nuk ka heq dorë nga pretendimet e saj ndaj Republikës së Kosovës, nuk e njeh Republikën e Kosovës.

“Në çdo formë dhe në çdo moment, mundohet që ta atakojë sovranitetin dhe integritetin, paqen dhe sigurinë, prandaj ne duhet që të punojmë ngushtë me aleatët tanë, me miqtë tanë që t’i forcojmë kapacitetet mbrojtëse dhe ta ruajmë paqen dhe sigurinë, rendin dhe ligjin për të gjithë qytetarët e Republikës”, tha ai për “Expose”, raporton Gazeta Blic.

12/23/2024 21:12

Muriqi mund të rikthehet në Turqi?