Deputeti i VV’së, Enver Dugolli se me sulmin terrorist në Banjskë u dëshmua që Kosova është aleate e besuar e Amerikës dhe e BE-së.
Dugolli në Blic Interview me Astrit Gashin thotë se raportet e Kosovës me aleatët nuk janë të lënduara, edhe pse mund të ketë mos-pajtime.
“Epilogu i ngjarjeve të 24 shtatorit dëshmoi se Kosovë është aleate e besuar e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe e NATO-s. Në njëfarë forme u demantuan teoritë se jemi prishë me Amerikën, NATO-n e BE-në, këtu është dëshmuar e kundërta”, tha Dugolli.
“Institutcionet e vendit janë të mandatuara të ofrojnë zgjidhje dhe opsione për zgjidhje. Ndonjëherë rastisë që mos të jenë 100% mendimet e njëjta me ndërmjetësit, me SHBA-të, por këto nuk i lëndojnë kurrë raportete e Kosovës me SHBA-të”, shtoi ai.
Sa i përket çështjes së dialogut, Dugolli thotë se Serbia s’ka qenë asnjëherë e interesuar.
“E jona është që aty ku nuk mendojmë që është mirë për interesin e Republikës së Kosovës, ne duhet ta themi sepse duke heshtë nuk e ndihmojmë procesin.Ne kemi thënë se nuk mund të ketë depërshkallëzim të situatës derisa ka grupe të tilla të sponsorizuara nga Serbia, pra grupe të armatosura”, thotë Dugolli.
“Çështja e dialogut ka qenë krejtësisht farsë dhe nuk ju ka interesuar, ata e kanë parë si shansë, si një mundësi që të ndrrojnë realitetin përmes dhunës .Kjo u faktua me 24 shtator, kur krejt bota e pa tentativën e tyre të dështuar”, tha ai.