• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Draft-Statuti i prezantuar në Bruksel, në kundërshtim me Kushtetutën, Qeveria duhet të vijë me një format të ri”

05/12/2023 20:55
nga:G C

Shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, në një intervistë dhënë për Blic Interview me Astrit Gashin ka folur në lidhje me Draft-Statutin e Asociacionit të prezantuar në Bruksel.

Ajo theksoi se të gjitha elementet e prezantuara në këtë Draft-Statut kanë qenë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk janë në linjë me letrën e Mogerinit dhe as në linjë me qëndrimet e SHBA-ve.

“Po, është e vërtetë që në Bruksel është prezantuar një Draft, ky Draft nuk është asnjë bazë dhe nuk mund të jetë asnjë bazë për më tutje. Me herët thuhej vetëm le të fillohet të flitet për të, dmth ne inkurajojmë Qeverinë e Kosovës të fillojë diskutimin dhe filloi diskutimi. Ne kemi marrëveshje me urgjencë më të madhe për krejt stabilitetin e vendit, për sistemin elektro-energjitik, që nuk po zbatohet. Kushtëzimet e përfaqësuesve politikë serbë me krijimin e Asociacionit, me kthimin në institucione, absrahimi komplet i të gjitha obligimeve të tjera që i kanë qytetarët e vendit, është teresisht i pakuptimtë. Në vitin 2013 kur është nënshkrua marrëveshja për Asociacionin është parapa edhe Ekipi Menaxhues. Ekipi i shkarkuar e ka përfundu mandatin e vet në frymën ata të cilën kanë besu ose kanë qenë të udhëzuar të prezantojnë Drfat-Statutin. Të gjitha elementet qoftë nga Bashkimi Evropian, apo nga SHBA-ja të prezantuara deri tani që duhet të përfshihen në Draft-Statut, kanë qenë krejtësisht ndryshe nga ato që janë prezantu. Nuk janë në linjë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk janë në linjë me letrën e Mogerinit, dhe as në linjë me qëndrimet e SHBA-ve”

Ajo tha se ekipi i shkarkuar e ka përfundu mandatin e vet dhe tashmë Qeveria duhet të vijë me një Draft-Statut të ri.

“Kryeministri ka prezantuar përmbajtjen që ai e mendon, frymën në të cilën duhet të ndërtohet një Statut i ri dhe tash mbetet që ai realisht të ketë një Draft të parë. Mendoj se ka mjaftueshëm mundësi dhe forma që Qeveria e vendit prej zëvendëskryeministrit Bislimi, Ministrit të Pushtetit Lokal dhe të tjerët këshilltarët që janë në procesin e dialogut të vijnë me një format të Draft-Statutit. Eshtë me dobishme për procesin që të ketë një Draft i cili prezantohet nga Qeveria dhe mandej të diskutohet më tutje” tha Kusari-Lila për “Gazeta Blic”