Djali i Hysni Gucatit, Musli Gucati për emisionin Expose tha se është i zhgënjyer me qasjen e Kryeministrit Albin Kurti, ndaj udhëheqësve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.
Gucati teksa foli për dëshprimin me drejtësinë, tha se në Hagë nuk janë të arrestuar individë të thjeshtë, por njerëz që kanë themeluar UÇK-në dhe mos vizita e mos interesimi i Kurtit, sipas tij është i padrejtë.
“Nga ana e tij si e lejon morali që asnjëherë të mos jetë i interesuar, si e lejon morali që asnjëherë mos të pyet për çlirimtarët, është në pytje e ardhmja e Kosovës nuk po gjykohen individët, por UÇK-ja. Nuk janë arrestuar individ të thjeshtë por njerëz që e kanë themeluar UÇK-në, në këtë kuptim e thash”, tha Gucati për Expose.