• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Disiplinimi i fëmijëve nuk bëhet përmes dhunës, por bëhet përmes dialogut”

12/10/2023 21:41
nga:Gazeta Blic

Nga Rrjeti i Grave kanë dënuar fuqishëm vrasjen e Liridona Ademaj- Murselit, derisa ngrejnë alaramin për disiplinimin e fëmijëve.

Adelina Berisha nga ky rrjet, ka theksuar për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic se duhet të ndryshohen normat, me të cilat jemi rritur. Ajo ka shtuar se dhuna nuk duhet toleruar, derisa potencon se duhet të bëhemi zëri i viktimave.

“Secili qytetar është i shenjtë, edhe burri edhe gruaja. Por, duhet ta dimë që jemi të barabartë para ligjit e para gjithçkaje. Secili individë që mendon se përmes dhunës mundet ta zgjedhë një konflikt, ai duhet ta dijë që është duke bërë vepër penale”, thotë ajo.

Sipas saj, ne duhet t’i ndryshojmë edhe këto norma me të cilat jemi rritë.

“Disiplinimi i fëmijëve nuk bëhet përmes dhunës, por bëhet përmes dialogut”, vlerëson ajo.

“Dhuna nuk duhet të tolerohet, duhet të bëhemi zëri i viktimave sepse ka prej tyre që nuk munden ta ngritin zërin, për shkak të presioneve të ndryshme që i vinë nga”, tha ajo për “Expose”.

11/17/2024 22:46

Ymeri: Dështimet në politikën e jashtme si pasojë e sjelljes politike të Kurtit