I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin ishte aktivisti i shoqërisë civile, Dibran Hoxha.
Hoxha thotë se asnjëherë nuk ka pas më pak entuziazëm për formimin e qeverisë.
Ai është i mendimit se opozita nuk duhet të marrë përsipër formimin e qeverisë, përkundrazi, ai beson se është koha që LVV të veprojë dhe të mbajë përgjegjësinë për krijimin e qeverisë, pasi qytetarët e kanë besuar me votën e tyre.
Ndër të tjera ai thekson se nëse Kurti nuk e bën qeverinë, tregon haptazi që nuk ka vullnet ta bëjë dhe nuk ka guxim ta dërgojë vullnetin e qytetarëve përpara.
“Unë mendoj që asnjëherë nuk ka pas më pak entuziazëm, ose të paktën nuk po na shpërfaqet një lloj entuziazëm për formimin e qeverisë dhe kjo më shumë po kuptimsohet përmes këtyre kuintave të vegjel që tash vet qeveria po i qet. Nuk ka pas nevojë për pritje të rezultateve kur i ki 48 deputet, është masë e madhe, unë nuk jom i mendimit që opozita duhet ta bëjë qeverinë, jam i mendimit që ajo që i ka marrë 400 mijë vota dhe 48 deputet është afër finishit, ja japim edhe një shtytje e bën qeverinë dhe e qesim para përgjegjësisë. Nëse ai nuk e bën qeverinë tregon haptazi që nuk ka vullnet me bë dhe nuk ka guxim me qu vullnetin e qytetarëve përpara se 400 mijë vota janë shumë, kështu që 400 mijë votues të kanë thënë që ti duhet me formu qeverinë dhe mos me bë ky është mos guxim dhe ikje prej përgjegjësisë”, tha ai.
Hoxha thotë se LVV dhe Kurti kanë pas pritje më të mëdha në këto zgjedhjet, por sipas tij rezultati është një lloj ndëshkimi për mos punën nga ana e tyre.
“Pritjet për veti Kurti dhe LVV i kanë pas shumë më shumë, ndoshta me i mrri 60 ose ku ta di sa deputet. Rezultati ke një lloj ndëshkimi për mos punën dhe përgjegjësia prap duhet me iu ngarku qeverisë dhe Kurtit për me bë qeverinë. I merr 400 mijë vota, e trason rrugën për me shku në zgjedhje prap dhe me na bë neve qytetarëve fajtorë prap. Logjika e Kurtit dhe LVV dëshiron me na qu me një pikë me thënë unë ua kam lyp 500 mijë vota nuk mi keni dhënë, tash se bëjë. Opozita po tregohet më racionale tu thënë na dojm me pranu rezultatin se qikaq na kënë dhënë, nuk kemi performu siç kemi dashtë”, u shpreh Hoxha.
Gjithashtu ai thekson se të gjitha ankesat që janë bërë nga ana e LVV, çështja e dorëheqjes dhe mos dorëheqjes janë disa teknika që tregojnë që Kurti nuk ka vullnet ta bëjë qeverinë.
“Unë mendoj që krejt eskivimet, këto ankesat që kenë në PZAP, Supreme dhe tash dëshirojnë më dërgu edhe në Kushtetuese, çështja e dorëheqejes ose mosdorheqjes janë teknalikalitete që tregojnë që ky nuk ka vullnet me bë qeverinë”, pëfundoi Hoxha, shkruan GazetaBlic.