• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Deliu Kodra: 28 dhjetori do ta ndajë rrugëtimin e Kosovës nga mendësia e një partie që propagandon dhe në thelb është populiste

12/06/2025 15:46
nga:Genita C

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka theksuar se qytetarët e Kosovës do të vendosin në zgjedhjet e 28 dhjetorit për qeveri të opozitës.

Ajo për “Expose”, prodhim i GazetaBlic u shpreh e bindur se vizioni i Bedri Hamzës dhe PDK-së do të udhëheqë një qeveri të re, e cila do të trajtojë problemet e mëdha të qytetarëve dhe nuk do ta lërë vendin në qorrsokak.

Deliu-Kodra kritikoi qeverinë aktuale për populizëm dhe manipulim të opinionit publik, duke theksuar se 28 dhjetori do të jetë data që do ta ndajë rrugëtimin e Kosovës nga kjo mendësi.

“Qytetarët e Kosovës, të cilët do të votojnë, do të kenë parasysh se për këto 5 vite sa ka ndryshuar pozitivisht jeta e tyre, a jetojnë më mirë, cilat janë barrierat me energjinë elektrike, dhe duke marrë parasysh këto, ata do të vendosin për një Kosovë që nuk do të jetë në sanksione, për një Kosovë që nuk është e përçarë nga Shqipëria, Maqedonia, Europa dhe SHBA-ja.Unë jam e bindur që vizioni i Bedri Hamzës dhe PDK-së do të jetë vizion i një qeverie të re, që nuk do ta lërë Kosovën në qorrsokak, por do të orientohet që të merret me problemet e mëdha që i kanë sot qytetarët e Kosovës.Ne kemi një qeveri që nuk qan kokën për jetën e rënduar të qytetarëve. I gjithë diskursi i tyre është i mbuluar me populizëm dhe përpjekje për të manipuluar opinionin publik”, tha Deliu.

“28 dhjetori do të jetë data që do ta ndajë rrugëtimin e Kosovës nga mendësia e një partie që propagandon dhe në thelb është populiste”.

Ajo gjithashtu vuri në dukje vizitën e rëndësishme të Bedri Hamzës në SHBA, që sipas saj ishte injoruar nga Vetëvendosja.

“Ne presim që të kemi një qeverisje e cila do t’i trajtojë problemet që i ka Kosova. Hamza veç sa është kthyer nga një vizitë e rëndësishme që kishte në SHBA, vizitë e cila ishte e mohuar për VV-në, të cilët për shumë vite e kanë harruar derën e apartamentit amerikan të shtetit, derën e Shtëpisë së Bardhë”, tha Deliu për Expose, prodhim i GazetaBlic.

Emisioni i plotë: