I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është politologu, Burim Ramadani.
Ramadani foli në lidhje me formimin e institucioneve dhe se kush pritet t’a formojë Qeverinë nëse nuk arrin t’i bëjë numrat Lëvizja Vetëvendosje.
Ai tha se Lidhja Demokratike e Kosovës aktualisht ka qëndrime të mjegullta.
“Unë besoj se secila parti e ka drejtën me vendos për aspektin e brendshëm grupor të interesit partiak për të cilën është krejt legjitime. Por duhet t’a kemi edhe diçka të qartë… Kosova, rajoni sikurse edhe bota nuk është në rrethana normale, nuk po flasim për qeverisje të zakonshme, nuk po flasim për një qeverisje e cila nuk e ka aspektin primar të sigurisë kombëtare edhe të orientimit të Kosovës në stade afatgjata, sikur të jetë e tillë atëherë unë do të doja ta shihja Kurtin duke i bërë këto pazaret politike, qoftë për një komunë më shumë ose më pak, edhe për ta parë se nuk është ai parimori që nuk bën pazare e të ngjashme. Përgjegjësia për shtetin e Kosovës nuk është përgjegjësi vetëm për çfarë ndodh brenda një partie politike. Prandaj unë besoj se LDK-ja ka qëndrime të mjegullta. Asnjëra prej partive opozitare, deri tani, nuk ka shfaqur vullnet që të jetë pjesë e koalicionit me zotin Kurti dhe publiku mendoj se duhet t’i vlerësojë këto sepse ka qëndrim të qartë në atë se çfarë e duan Kosovën më tutje. Unë nuk mendoj se duhet të flasim vetëm për tema si Asociacioni, NATO, ose të ngjajshme. A mundet që partitë opozitare shqiptare në Kosovë, PDK-në, LDK-në, AAK-në, të ulen të flasin se si do t’a zbresin çmimin e rrymës gjatë vitit të ardhshëm. Nuk besoj se Kosovës i duhet ndërrim i emrave sepse nuk po flasim për ndryshim koncepti’ tha Ramadani në Blic Interview.
Ramadani foli edhe për çështjen e sigurisë kombëtare duke bërë një deklAratë të fortë.
Ai tha se ‘vazhdimi i Qeverisë Kurti 3 do të jetë rrezik për sigurinë kombëtare’
“Unë mendoj se është vlerësim i gabuar, besoj të paktën, unë si qytetar, si një prej njerëzve që kam përvojë në institucione, e kam lutje publike…. nëse lutja publike konsiderohet shantazh, është vlerësim i gabuar. Eshtë lutje publike për t’a larguar një rrezik edhe të sigurisë kombëtare që ekziston në Kosovë e që unë besoj se vazhdimi i Qeverisë Kurti 3 do të jetë rrezik për sigurinë kombëtare. Jo Kurti individualisht, qeverisja, konceptimi i njëjtë, mënyra e logjikimit të veprimeve në mënyrë të njëjtë kthehet në rrezik për sigurinë kombëtare. Besoj që koncepri për sigurinë kombëtare i realizuar gjatë këtyre viteve, e sidomos dy viteve të fundit, është edhe i gabueshëm edhe spekulativ. Pse po them i babueshëm?…. Kosova nuk po përshtatet në rrjedhën e re të sigurisë globale dhe rajonale, Kosova s’ka ndërtu edhe më tutje programe të partneritetit të thella, bilaterale, nuk ka ndërtu edhe më tutje programe vullnetarizmi për qytetarët dhe për angazhimin e tyre për të ndihmuar institucionet e sigurisë, nuk ka ndërtu programe për rikthimin e strehimoreve dhe rinovimin e tyre etj etj . Nuk ka ndërtu programe që e rrisin mirëqenien e policëve, ushtarëve, inteligjencës, sektorit të sigurisë në përgjithësi, pra përkundrazi ne kemi parë gjatë kësaj periudhe që Ushtria e Kosovës ka mbetur keq edhe me ushqim, po shohim gjatë javëve të fundit që policët dhe ushtarët nuk i kanë as shtesat dhe as mbështetjen e nevojshme të mirëqenies së tyre dhe paramendoni shteti që i mbetet borgj ushtarëve dhe policëve tenton që të ndërtojë diçka tjetër dhe të manipulojë opinionin publik. Përpos kësaj ne e kemi një situatën në të cilën mesazhi që Kosova nuk po jep është që institucionet e sigurisë së Kosovës, politika mbi to, është plotësisht në dakordancë dhe në ndërveprim me partnerët bilateralisht e sidmos me SHBA-të . Per t’a ruajtur kufirin e Kosovës nuk mundet të flasim për ushtarët që s’kanë as pagat shtesë” tha Ramadani në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”