Adnan Merovci ka dhënë detaje ekskluzive për takimin e Ibrahim Rugovës dhe Rexhep Qosjen në vitin 1995 dhe takimet që ka pasur Rugova në shtëpinë e Pavarësisë aty ku çdo të premte mbante konferenca për shtyp.
Merovci ka treguar në detaje bisedën e Demaçit me Rugovën dhe takimet me Rexhep Qosjen.
Sipas Merovcit Ibrahim Rugova gjithmonë ka respektuar kritikat që i janë bërë ndaj tij.
“Në `95-tën erdhi Adem Demaçi po në këtë shtëpi dhe i tha Rugovës se unë të njoh si president, ,je president i Kosovës i zgjedhur me vota, por je në luftë me mua prej sotit, luftë nën thonjëza. Do të luftoi politikisht me ty dhe do ta marrë Enver Malokun Sabri Hamitin dhe pak si me humor, por baca Adem ka qenë i tillë çfarë ka qenë…. dhe Rugova me shumë mikpritje ia ka afirmuar atë, sepse Rugova e ka respektuar gjithmonë vinë institucionale që i bie vota .. dhe kur doli nga burgu Demaçi disa thoshin të bëhet kryetar i Kuvendit, nuk mund të bëhet kryetar i Kuvendit një njeri që nuk hyn në proces të votave, por gjithmonë Rugova institucionin e votës e ka afirmuar. I ka prit mirë njerëzit që e kanë kritikuar për shembull me Rexhep Qosjen ai nuk ka pasur komunikim personal, mirëpo nuk është e vërtete që nuk është takuar disa herë, kryesisht është takuar në takime të mëdha, për shembull në këtë shtëpi në një takim ka qenë Qosja, Demaçi dhe Burhan Kavaja dhe disa njerëz të tjerë të LDK-së, dhe aty i kanë artikuluar qëndrimet dhe kanë ardh një delegacion i parlamentit evropian në vitin 91 me Doris Pack ku në këtë takim ishin edhe Qosja.. më pas edhe Rugova shkonte edhe në Institut dhe aty është takuar me Qosjen pastaj mos të flasim për Rambuje…. dhe të gjithëve Rugova u a ka njohur të drejtën për kritikë dhe fundi I fundit ata dëm s`kanë mundur t`i bëjnë dhe si kanë bërë, përkundrazi”, thotë Merovci.