Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka mohuar zërat e fundit rreth një koalicioni mes PDK-së e LDK-së në kryeqytet.
E ftuar në “Blic Interview me Astrit Gashin“, prodhim i portalit GazetaBlic, ajo ka thënë se nuk e di se ku e kanë burimin këto siç i quajti ajo spekulime, teksa në fund fare edhe mohoi të ketë pasur një takim potencial me përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike në kryeqendër.
“Kam dëgjuar shumë zëra ditëve të fundit. Megjithatë mund të konsideroj se janë spekulime. Nuk e di ku e kanë burimin këto zëra. Me garancë, që s’ka takime e s’ka as koalicion me LDK-në në Prishtinë”, tha ndër të tjerash Çitaku.
/GazetaBlic/