• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Cakolli i DnV: Lëvizja Vetëvendosje vetëm me PDK mund të sigurojë numrat e nevojshëm për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit

1 muaj më parë
nga:Sh R

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, ka qenë i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.

Cakolli thotë se Lëvizja Vetëvendosje vetëm me PDK mund të sigurojë numrat e nevojshëm për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit, ndërsa me LDK sërish do ti duheshin ose votat e Listës Serbe ose ndonjëres prej partive opozitare.

“Unë besoj që pa PDK me kombinimet aktuale të mandateve në kuvend është e vështirë të imagjinohet zgjedhja e presidentit të vendit. Vetëm me PDK në mesin e tri partive opizitare LVV mund të siguroj numrat e nevojshëm për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit, ndërsa me LDK sërish do ti duheshin ose votat e Listës Serbe apo ndonjërës prej partive opozitare, kurse në rastin e AAK do ti duheshin të gjitha votat e Listës Serbe dhe 4-5 nga radhët e partive tjera opozitare”, tha ai.

Ndër të tjera ai thotë se për herë të parë pas zgjedhjeve të vitit 2010 kjo është pika më e ulët e besimit të qytetarëve në raport me KQZ, ku thotë se do të jetë vështirë e rikuperueshme.

Gjithashtu ai thekson se për problemet e shfaqura në KQZ duhet të ketë llogari brenda komisionit qëndror të zgjedhjeve.

“Unë besoj që për herë të parë pas zgjedhjeve të vitit 2010 kjo është pika më e ulët e besimit të qytetarëve në raport me KQZ që unë besoj që do të jetë vështirë e rikuperueshme. Duhet të ketë llogari brenda komisionit qendror të zgjedhjeve, filluar nga lidershipi i KQZ e deri te stafi përgjegjës që është marrë me pjesën e softëerit të rezultateve dhe të tjera”, përfundoi Cakolli, shkruan GazetaBlic.