• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Burim Ramadani: Një përjashtim i përkohshëm i Serbisë nga partneriteti për paqe është i domosdoshëm

09/29/2023 22:42
nga:Sh R

Ish kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, në emisionin Blic Interview, thotë se një përjashtim i përkohshëm i Serbisë nga partneriteti për paqe është i domosdoshëm.

Prandaj unë besoj që vënia e përgjegjësisë nuk duhet të jetë vetëm diplomatike apo e qëndrimeve diplomatike nëse vendosja e përgjegjësisë adresimi i përgjegjësisë kthehet tek kontrata që e ka Serbia me NATON që është marrëveshja e Kumanovës ajo është marrëveshja e paqes mes Serbisë edhe NATOS, ka thyer marrëveshje të paqes dhe kjo nënkupton unë nuk po lobojë pavarësisht nëse do të isha i lumtur ose jo nëse do të bombardohej Serbia, por po flasim për pozicionim të saktë të qëndrimeve të sigurisë së NATOS, edhe në kufi edhe brenda kufirit por edhe brenda Serbisë absolutisht unë besoj që një përjashtim qoftë edhe i përkohshem i Serbisë nga partneriteti për paqe është i domosdoshëm”, tha ai.

Tutje ai thotë se sfida e radhës e këtyre grupeve do të jetë hakmarrja, që mund të tentojnë të hakmerren dhe të kthehen në lloj celulash terroriste, ku thotë se kjo është një prej mënyrave më të këqija të rrezikimit të sigurisë në rajon.

Kjo do të jetë sfida e radhës e këtyre grupeve që në qoftë edhe në formë të pa organizuar mund të tentojnë të hakmerren absolutisht mund te kthehen në lloj celulash terroriste që kanë një qëllim politik po që nuk kanë një kontroll të plotë dhe kjo është një prej mënyrave më të këqija të rrezikimit të sigurisë në rajon, por për të parandaluar kjo prapë po them unë besoj vetëm që goditja në kokë të gjarprit pra në përgjegjësinë direkte edhe në atë që e diskutuam madje edhe në auditim të kazermave ushtarake nuk po flasim për pushtim të Serbisë apo të Kosovës e as të dikujt tjetër po flasim për një vendosje totalisht të një sistemi tjetër, a do të jetë Vuçiqi ai i cili do të tentoj ta shes ta këmbejnë ndryshimin e sektorit të sigurisë të Vulinit dhe të tjerëve me shpëtimin e tij personal dhe karrierës së tij personale politike, këtë do ta shohim në të ardhmen sepse edhe mund të ketë tendenca të tilla por se kjo nuk lidhet direkt me zhvillimet brenda Kosovës, sepse kjo ka qenë sfidë ose sfidim për sigurinë rajonale ma shumë sesa vetëm për Kosovën”, shtoi ai.

Ai thotë se derisa Serbia ka qendër ruse të spiunazhit në Nish që nga vitit 2012, e tillë do të jetë situata brenda sektorit të sigurisë së Serbisë, ku thotë se mbyllja e kësaj qendre duhet të jetë një prej kërkesave ose kushtëzimeve elementare të NATOS ndaj Serbisë.

Unë besoj që ky operacion i këtij grupi paramilitar ka rikthyer në vëmendjen të themi paralajmërimet e hershme prej Kosovës që gjëra të tilla edhe mund të ndodhin dhe që një pjesë e madhe unë besoj total por se në sytë perëndimor mund të jetë një pjesë e madhe e sistemit të shtetit të Serbisë funksional me metodat e Putinit, prapë se prapë deri sa Serbia ka qendër ruse të spiunazhit në Nish që nga prilli i vitit 2012 e tillë do të jetë situata brenda Serbisë dhe sidomos brenda sektorit të sigurisë së Serbisë duke përfshi ushtrinë, inteligjencën, policinë dhe mekanizmat tjerë, sepse një pjesë e madhe e tyre vazhdojnë të trajnohen në qendrën ruse të spiunazhit dhe unë besoj që mbyllja e kësaj qendre do të jetë dhe duhet të jetë një prej kërkesave ose kushtëzimeve elementare të NATOS ndaj Serbisë, sepse një pjesë e madhe e fytyrës po e identifikojnë me Vuçiqin, pra një sistem i tërë shtetëror i Serbisë i cili ju përket politikave dhe praktikave ruse të të bërit veprime të sigurisë”, u shpreh ai.

Ramdani thotë se sektori i sigurisë në Serbi është i ndarë në tri pjesë, në kategorinë kriminale ose kriminalitetin e krimit të organizuar, kategorinë që është plotësisht pro-ruse ose ruse dhe një kategori që është më relativisht më e vogël që e kupton sistemin ndërkombëtarë të sigurisë.

Unë besoj që pas fillimit të luftës në Ukrainë dhe sidomos pas pamjeve që forca e Rusisë nuk ka qenë të paktën ashtu sic rusët e kanë pritur duket që megjithatë ka pasur pak dekurajim edhe në sferat e caktuara të shoqërisë së serbisë por se kjo jo në sektorin e sigurisë, për sektorin e sigurisë së Serbisë unë i profilizoj si një sektor që në shumicën e tij sepse edhe sektori i sigurisë së Serbisë është i ndarë në tri pjesë, kategorinë kriminale ose kriminalitetin të krimit të organizar, kategorinë që është plotësisht proruse ose ruse të themi dhe këto dy kategori bashkëpunojnë shumë mirë njëra me tjetrën dhe një kategori që është relativisht më e vogël që është pak ma institucionaliste dhe e kupton sistemin ndërkombëtar të sigurisë dhe këto dy kategori të rëndësishme të mëdha të sektorit të sigurisë se Serbisë janë realisht proksi janë masha të Rusisë dhe si të tilla ato kanë tentuar që të nxisin një proksi war një luftë mashe pra nuk po flasim për luftë të mashës së gjerë sepse nganjëherë për opinionin kur përdoret fjala luftë mendohet ajo që ka ndodhur në vitin 98- 99 në Kosovë pra s’po flasim për një nivel të tillë të përshkallëzimit ose të shkallës së gjerë, por lufta përmes mashave përmes incidenteve të periudhave të caktuara ku sfidohet siguria”, përfundoi ai, shkruan Gazeta Blic.