Shkrimtari, Ben Blushi, i ftuar në Blic Interview ka folur në lidhje me një pjesë të librit të tij ‘Komploti’ ku parashikon se në vitin 2042, Veriu i Kosovës aneksohet nga Serbia.
Ai është pyetur nga gazetari, Gashi, se vërtet mendon se konflkti në veri do të marrë përmasa të tilla që do të jetë i pazgjidhëm në 20-30 vitet e ardhshme.
“Duke parë Ukrainën, ka arsye me pas frikë. Cfarë po ndodh në Ukrainë?? Rusia po thuajse ‘de fakto’ e ka marrë Ukrainën Lindore. Lufta nuk ka mbaru akoma por nuk e dimë çfarë ndodh në qoftëse ndryshon drejtimi i Amerikës. Nëse presidenti Trump vjen në pushtet ai ka premtu se do ta mbyll luftën për 5 minuta. Si do ta mbyll luftën në Ukrainë… duke bërë një pakt me Putinin. Nëse Amerikan nuk furnizon me armë Ukrainë, ajo e humb luftën. Nëse Amerika një ditë nuk i jep më armë dhe para, ajo e humb luftën. Sipas meje kjo do të ndodhë brenda një viti”
Ai tha se operacioni i shtatorit në Banjskë, ishte një frymëzim rus.
“Tani vijmë në Kosovë, shpresoj që jo, por në qoftëse Putini me Trumpin siç parashikohet do të ulen në tavolinë dhe do të ndajnë botën sërish, nuk e dimë se çfarë ndodh më në Kosovë dhe Serbi. Fat i madh është se Kosova është një vend i njohur nga Amerika dhe nga i gjithë Bashkimi Evropian, fat i madh që jemi një vend i vogël, Serbia është një vend i pafuqishëm. Po nuk e dimë se çfarë bën Serbia nëse rreshtohet me Rusinë. Edhe operacioni i Banjskës, ishte një frymëzim rus, për të kriju në Kosovë një konflikt dhe për të aneksu Veriun e Koosvës. Unë kam shku vetë në Banjskë, edhe kam imagjinu atë çfarë ata donin të bënin. Edhe Qeveria e Kosovës e ka thënë që ishte një projekt për të aneksuar Veriun e Kosovës, për t’i marrë ato komuna dhe për të thënë këtu jetojnë serbët, ushtria serbe futet dhe krijon aty një konflikt që vazhdon për shumë vjet. Ne nuk e dimë ndodh kjo apo nuk ndodh” tha Blushi në Blic Interview.
Tutje Blushi tha se duke iu referuar deklaratave të Qeverisë së Kosovës, serbët, mund të tentojnë të hyjnë sërish në veri.
“Burime zyrtare të Qeverisë së Kosovës kanë thënë që serbët do të tentojnë sërish për të hyrë në veri. Si do të tentojnë prap??Në qoftëse ka një konjukturë ndërkombëtare më të favorshme për ta. Sot konjuktura ndërkombëtare e serbëve nuk është shumë e favorshme sepse serbët morën një goditje nga dështimi në Banjskë por nuk morën sanksione dhe me sa duket s’do i vihen. Por në qoftëse Konjektura ndërkombëtare ndryshon, Amerika ndryshon qëndrim për Kosovën, Rusia e dimë cfare qëndrimi ka për Kosovën….” tha Blushi për Blic Interview raporton Gazeta Blic.