Expose prodhim medial i GazetaBlic ka transmetuar sonte një dokumentar mbi ndarjet buxhetore për komunat në kuadër të buxhetit të vitit 2023.
Besnik Tahiri deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pretedon se Komuna e Gjakovës është dëmtuar më së shumti nga ndarjet buxhetore për komunat në kuadër të buxhetit për vitint 2023.
“Gjakova ka shumë ankesa, fillimisht ka qenë ajo për të hyrat vetanake, pastaj shkëputja e projekteve kapitale, ju e dini për urën në Rugovë, ka qenë e buxhetuar nga Qeveria Haradinaj, është hjekur nga Kurti, është kthyer në buxhetim nga Hoti, është hjekur sërish nga Kurti, ajo urë është një alarmet më të rrezikshme për qytetarët e asaj ane, tutje investimet kapitale që kanë qenë të projektuara, pastaj rrugët si ajo Prishtinë – Gjakovë e cila ka mbetur që 20 muaj pa asnjë investim, krejt këto e dëmtojnë jo vetëm qytetarin e asaj ane por edhe Kosovën, infrastruktura nuk është e partisë por e komunës”, tha ai.
Sipas Tahirit, Qeveria Kurti paraqitet njerkë në raport me ndarjet buxhetore edhe për Komunën e Rahovecit, të cilës i janë anuluar disa projekte që ishin planifikuar të realizoheshin gjatë vitit të ardhshëm.
“Buxheti i vitit 2023 është buxhet politik, ndarjet janë mbi baza partiake, ndërsa investimet kapitale janë drejtpërdrejt të ministrive të linjes, në Rahovec 5 projekte kanë qenë të dakorduara me Ministrinë e Kulturës, janë hjekur nga buxheti, me vendim politik për shkak se procedura ka qenë e rregullt, kjo tregon që diku ekziston një pullë politike për tu bërë për dike nënë e për dike njerkë”, u shpreh Tahiri.
Më poshtë dokuemntari i plotë: