• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Basha: Lajçak po tregon hipokrizi, po sillet normal me një njeri abnormal

02/04/2024 22:12
nga:Gazeta Blic

Një deputet i partisë në pushtet po vlerëson se Lajcak po tregon hipokrizi në rolin e tij si ndërmjetës në dialogun Kosovë- Serbi.

Është deputeti i VV-së, Dimal Basha ai i cili për “Expose” ka theksuar se Lajcak është zotuar që t’ia heq Kosovës masat e vendosura nga BE, derisa shton ai, që Serbia nuk ka marrë asnjë ndëshkim përkundër që ka organizuar sulmin në Banjskë.

“Ne nuk e kemi përzgjedh Lajçakun, si i dërguar nga Bashkimi Evropian nuk ka bërë punë të mirë. Për mua është e habitshme se si ai vazhdon ta bëjë këtë diplomaci, përderisa Serbia dërgon letra se nuk e njeh marrëveshjes, ndërsa ky vazhdon të del në media dhe kërkon zbatim të marrëveshjes”, thotë ai për “Expose”, prodhim i Gazeta Blic.

“Ne themi se duhet rend dhe qetësi, Serbia ushtron dhunë mbi rivalët politik e Lajçaku sillet normal me një njeri abnormal. Nuk mund të bësh marrëveshje për normalizim me një njeri abnormal”.

“Unë nuk arrijë ta kuptoj Lajçakun, ai mundohet ta bëjë punën e vet, por nuk e bën mirë. Zotim i tij ka qenë edhe hekja e masave ndaj Kosovës, ne vazhdojmë të jemi nën masa dhe Serbia orkestron sulme terroriste ku nuk ka as edhe një masë të vetme. Kjo tregon shumë për hipokrizinë e tij”, tha ai, raporton Gazeta Blic.