• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Bajrami: Ende ka fëmijë që nuk i kanë librat komplet për shkak të avanturave të Ministrisë së Arsimit!

03/22/2024 22:20
nga:Y I

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin ka folur në lidhje me problematikat që ekzistojnë në sistemin arsimor.

Ajo tha se ende ka fëmijë që nuk i kanë librat komplet.

“Sot kur jemi në këtë kohë dhe viti shkollor 2023-2024 ka filluar në shtator të vitit të kaluar, a e dini që ende nëpër klasa ka fëmijë që nuk i kanë librat komplet për shkak të avanturave të Ministrisë së Arsimit.

“Qytetarët asnjëherë nuk do të thonë nuk i duam 100 euro, më besoni se edhe fëmijët e afaristave që kanë të hyra të jashtëzakonshme në familjet e tyre apo fëmijët e deputetëve, ministrave, të gjithë i kanë marrë, askush parasë nuk i thotë jo. Mirëpo qeveria përpara se me shpërnda mjete në formë të tillë, ka për obligim me reformu arsimin, me ligj është e obligueshme që fëmija me i pas komplet librat në shkollë. Nuk është bër asnjë hap i vetëm drejt digjitalizimit të shkollave. 160 çerdhe i kanë premtu, katër i kanë ndërtu.Në mbledhjen e Këshillit të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri Kurti ka dalë dhe ka thënë 4 çerdhe i kemi ndërtu në këtë mandat ndërsa 160 i kanë premtu.

Bajrami tha se ka pakënaqësi të madhe me punën e qeverisë duke filluar nga punëtorët e arsimit, infermierët, policinë dhe komplet administratën publike.

“Atë çfarë qytetarët e ndjejnë sot, ata e dinë se ka lista të pritjes në spital që asnjë spital nuk është reformu, ata e dinë se sa herë shkojnë në spital duhet me i ble vetë barnat, duhet me i ble vetë të gjitha mjetet që i’u duhen për shërim. Ata e dinë që fëmijët nuk i kanë librat komplet, i kemi të pakënaqur punëtorët e arsimit, i kemi të pakënaqur policinë, infermierët, e kemi të pakënaqur komplet një administratë publike. Kjo është situata” tha Bajrami raporton Gazeta Blic.