• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Bajqinovci: Jemi qeveria më transparente, kjo opozitë nuk ka kauzë!

06/25/2021 21:51
nga:Y I

Për dallim prej opozitës nga mazhoranca kanë mendim krejt tjetër në raport me punën e Qeverisë Kurti në këtë 100 ditësh.

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, thotë se janë rreth 200 vendime të marra brenda 100 ditëshit të parë të Qeverisë.

“Janë rreth 200 vendimeve brenda 100 ditëshit, ka shumë vendime të mira, mos të them shumica, fillojmë me çështjen e vettingut, që është një prej kocept-dokumenteve që është kërkuar me vite të tëra dhe nuk është bërë. Pastaj është ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, ligjin për gjykatën komerciale dhe kemi votimin e për homologimin, që është vendimi më i mirë deri më sot që ka mundur të bëhet dhe ka edhe vendime të tjera, p.sh në Ministrinë e Financave janë gjetur qindra vendime që janë gjetur të kundërligjshme, ju e dini ka pasur pozita fictive, zyrtar për fotokopje dhe zyrtar për gjithcka”

Ai thotë se kjo qeveri është votuar që t’i largojë nga institucionet publike njerzit që kanë keqpërdorur.

“Popullata na ka votu, qytetarët na kanë votuar që t’i largojmë njerëzit nga institucinet publike që janë keqpërdorur. Këta po tentojnë t’i përzijnë qëllimisht pozitat politike siç është këshilltari, pozitat politike, janë emërime politike, unë kam besim tek ty, ty të emrojë. Opozita nuk ka kauzë, ju e shihni tër ditën po e kapni shtetin, kë saktësisht mund të na thoni, kemi ndërruar drejtorin e Policisë e kemi ndërruar komandatin e FSK-së e kemi ndërru ndonjë institucion që janë vendosur më herët. Raporti i progresit cdo vit e tregon Kosovën ku jemi. AKP-ja në cdo sondazh vendor dhe nërkombëtar është institucioni me i krimanilizuar”

“Unë mendoj se fatin e njejtë do ta presin shumë borde dhe shumë drejtor në rast se nuk punojnë, kjo qeveri nuk do të lejojë që të dalë në raport progresi për korrupsion, sot nuk diskutohet për korrupsion, standart është a është vendimi cilësor apo jo ciësor, tek ta është vjedh dhoma e dëshmive, deri tek shoferat e tyre që janë zëne me drogë, jemi qeveria më transparente dhe anti korrupsion në këtë 100 ditësh të punës” tha Bajqinovci për dokumentarin “Expose”