• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Babai i Triumfit: Enver Sekiraqa po mbrohej nga Radojçiqi – Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit po luajnë pingpong

02/18/2024 21:32
nga:G C

Shefqet Riza thotë për emisionin “Expose”, prodhim i GazetaBlic që Enver Sekiraqa gjatë kohës kur ishte i arratisur, po mbrohej nga Radojçiqi.

Ndërsa, vendimin për lirimin nga arresti shtepiak të Sekiraqës e quan absurd dhe të pakuptimtë sepse sipas tij, ka fakte që ai është fajtori kryesor që djali i tij më nuk është në jetë.

“Kjo është e rëndë. Këto Gjykata na kanë mbështetë për muri ne si familje, e posaçërisht mua. Askush nuk po e kupton pse ky proces po zgjat 18 vjet.
Enver Sekiraqa ka qenë në arrati për një kohë të gjatë, ai është fshehë në Serbi dhe është mbrojtur nga Radojqiqi, tha Riza.

“Lëshimi në liri është bërë pa konsultimin tonë. Këtu po bëhet një lojë, bile një lojë e keqe e pingpongut mes Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit. Ekzistojnë faktet që ky është fajtori kryesor”, tha ai.

“Ky vendim nuk ka qenë i pritshëm për ne, është absurde”, shton ai për “Expose”. /GazetaBlic/