• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Babai i fëmijëve të mbytur në gropë: Kjo kompani e la të hapur gropën, por s’ka drejtësi! (VIDEO)

12/24/2021 22:33
nga:Gazeta Blic

“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar një dokumentar për rastin e dy fëmijëve të mbytur në një gropë në lagjen Kolovica të Prishtinës, 6 vite më parë.

Fëmijët Florent dhe Florentina Mramori vëlla e motër, njëri i moshës 11 e tjetri 13 vjeçare e kishin humbur jetën në mënyrë tragjike në një gropë të hapur kohë më parë, e cila ishte shfrytëzuar nga disa kompani private për të marrë zhavorin.

Quditërisht për rastin përgjegjesinë nuk e ka marrë askush as rreth 6 vite më vonë.

Expose në këtë dokumentar ka publikuar rrëfimin e babait të dy fëmijëve të vdekur në këtë gropë, Muhamet Mramori, i cili thotë se e di kush ishte kompania e fundit që kishte punuar në aty, derisa flet për mos punë të sistetim të drejtësisë.

https://gazetablic.com/rrefimi-i-babait-per-femijet-e-mbytur-ne-grope-ja-si-kishte-ndodhur-ngjarja-tragjike-video/

Këtu ka punu një kompani që ka pasur marrëveshje me pronar të tokës për me rrafshu vendin, ajo s’ka punu këtu, kujt i ka vy zhavor kanë marrë aty, kompania e fundi që ka marrë zhavor aty është Beni Com.

Veç gropa diku 4 metra ka qenë thellësi, polici kur ka hy me i nxjerrë fëmijët është dashur të nxjerrin policët tjerë sepse ka mbetur në lloq, gropa është mbyllur të nesërmen me datën 24.

Kurrë as gjykata as prokuroria as kërkush, asnjëherë askush nuk ka ardhur me me thënë cka ka ndodhur, hiq askush, në fillim veq kur e kam marrë raportin e policisë qatëherë, me ka thirrur në stacion, kurrë ma as gjykatë e as kush nuk me ka thirrë për të pyetur çka u ba”, u shpreh Mramori.

Dhimbja për dy fëmijët e humbur, për Muhametin bëhet me e madhe çdo ditë kur me të dale jashtë shtëpisë e sheh gropën në të cilën i vdiqen djali dhe vazja. Andaj ai kërkon që ti bëhet një zgjidhje për banim diku tjetër.

Ata ndaq le t’i denojnë ndaq mos t’i dënojnë, fëmijët nuk mund t’i kthejmë, me pas mundësi me u largu prej këtu, se me pa vendin ku ka ndodhur është shumë e ranë, fëmija këtu ka jëtu 13 vite, nuk po mundet njeri me u largu prej dhimbjes kur po e sheh vendin, për rastin duhet me marrë përgjegjësi çdo kush që është përgjegjës, por atë e vendos drejtësia më mirë, tash gjykata vendos“, ka rrëfyer babai i prindërve të mbytur në gropë.

Më poshtë ju sjellim emisionin e plotë: