“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në televizionin Kanal10 dokumentarin “Zanati i Vdekjes”, ku është trajtuar gjendja në sektorin e ndërtimtarisë dhe shkaqet e vdekjeve të punëtorëve.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi derisa ka folur për kushtet dhe sigurinë në punë, ka bartur një pjesë të barrës edhe tek punëtorë të cilët nuk bartin paisjet e sigurisë.
“Kushtet janë jo të mira, kur dalim në terren shohim se mbi 70% të kompanive nuk e respektojnë ligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë e për këtë rrezikshmëri aq sa janë fajtor institucionet shtetërore aq janë fajtor edhe pronarët e kompanive por edhe vetë punëtorëve të cilët shpesh herë nuk i veshin uniformat gjoja se janë shumë të rënda dhe në përgjithësi kemi 28 inspektor të cilët kanë me mbikëqyr edhe ligjet tjera, ishallah i ruan Zoti sepse institucionet nuk mund të bëjën aq sa duhet të bëhet”, tha Azemi.
Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e plotë: