• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Avramoviç thotë se nuk do të ketë konflikt të ri në Veri: Serbia një herë ka hyrë në konfliktin me NATO dhe të gjithë e dimë se si ka përfunduar!

03/11/2022 22:39
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” ka transmetuar një dokumentar lidhur me mundësitë e përhapjes së një konflikti të ri në Ballkan, pas luftës Rusi – Ukrainë.

Me gjithë paralajmërimet për një konflikt të ri në Veri të Kosovës, një gazetar serb mendon se diçka e tillë nuk mund të ndodh.

Goran Avramoviç kryeredaktor i “Radio KIM” i ka thënë Expose se Serbia një herë e ka provuar se si është të hysh në konflikt me NATO-n në kohën e luftës në Kosovë dhe e ka pësuar keq, dhe të njëjtën sipas tij nuk ka guxim ta bëjë duke e ditur se misioni i tyre nuk ka përfunduar në Kosovë.

“Per fat të keq, në këtë pjesë të botës kurrë nuk mund të përjashtohet mundësia e shpërthimit të incidenteve, por megjithatë incidentet që do të mund të ndodhnin jo vetëm në Mitrovicë të veriut, por kudo tjetër në Kosovë nuk kanë kurrfarë lidhje me luftën e cila për fat të keq po ndodh në Ukrainë mes Ukrainës dhe Rusisë. Gjatë 20 viteve të kaluara, ne kemi qenë dëshmitarë të një varg incidenteve, jo vetëm në këtë pjesë të Kosovës, por edhe në disa pjesë tjera të Kosovës, pra gjatë kohës sa lufta mes Ukrainës dhe Rusisë as që dukej diku në horizont. Ajo që po spekulohet gjatë këtyre ditëve se lufta në Ukrainë mund të ndikojë në Ballkanin Perëndimor është një gjë që vështirë është të merret parasysh dhe të shqyrtohet. Kur flasim për Kosovën, para se gjithash për arsye se në Kosovë është i pranishëm KFOR-i, pra forcat ushtarake të cilat janë këtu në kuadër të Paktit të NATO-s. Serbia një herë tashmë ka hyrë në konfliktin me Paktin e NATO-s dhe të gjithë e dimë se si ka përfunduar kjo gjë. Prandaj nuk pres këtë lloj të konflikteve dhe incidenteve dhe e përjashtoi në tërësi këtë mundësi”, u shpreh Avramoviç.

Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e plotë: