• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Avokati Tomë Gashi ndryshon deklaratat gjatë komentimit të ekspertizës shtesë për rastin Dehari!

04/15/2022 20:24
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në televizionin Kanal10 dokumentarin “Vdekja e mistershme e Astrit Deharit”.

Në raportin shtesë të ekspertizës së Instiutit të Mjekësisë në Zvicër, përkatësisht në dokumenti me numër 17 të publikuar nga Prokuroria Speciale janë nxjerrë 5 përfundime nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Zvicër ku në asnjëren prej tyre nuk është pohuar se ka gjurmë të dikujt tjetër, përveç atyre të Astrit Deharit.

E për këto konkluzione, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ngrit dyshime të shumta për manipulim të provave nga ana e Prokurorisë Speciale, të cilat sipas tij ndikuan që ekspertiza shtesë e Institutit Zvicëran të mos nxjerrë rezultatet e pretenduara nga ana e tyre për vrasje.

“Në këtë ekspertizë shtesë vërtetojmë se të gjitha këto prova që janë dërguar në institutin zvicran, kanë qenë të manipuluara dhe nuk janë ruajtur, kështu që këta nuk kanë mundur të gjejnë gjurmë të tjera dhe janë kërkuar të gjinden gjurmë gjenetike, toksikologjike dhe gjurmë të gishtave, këtu kemi të bëjmë me katër prova që janë dërguar në Zvicër, kemi të bëjmë me këtë që ne e quajm shishe dhe është emëruar si prova numër 5, në ekspertizë thuhet se nuk kanë mundur të gjejnë gjurmë sepse është mbështjellur me letër dhe thuhet se gjurmët janë fshirë, pastaj kemi dëshminë numër 13 që është përmendur në këtë ekspertizë shtresë, që është zhileti në të cilin janë gjurmët e gjakut dhe deklarojnë se nuk kanë gjetur gjurmë dhe është shqetësuese se si janë dërguar këto dëshmi, pastaj e kemi një brisk që është nxjerrë nga bici i cili është me gjakë siç e shihni dhe është e quditshme që për shkak të paketimit si është dërguar në Zvicër, nuk janë gjetur gjurmët e ADN dhe prova e fundit që kemi është lapsi i lidhur me tojë këpuce në bazë te të cilit nuk janë gjetur gjurmë për shkak të mënyrës së dërgimit”, tha Gashi në një konferencë për media, të enjtën në orët e pasditës para objektit të Prokurorisë Speciale.

Por më pas, gjatë kësaj konference avokati Gashi ndryshoi deklarimet e tij, duke thënë se provat e dërguara për ekspertizë kanë qenë elemente personale të Astrit Deharit, dhe si të tilla nuk kanë mundur të japin dëshmi të ADN-së për një person tjetër, ndryshe nga siç është shprehur më herët se mënyra e dërgesës kishte përcaktuar konstatimet në raportin shtesë të ekspertizës.

“Pa e parë ekspertizën fillestare të vitit 2019 me këtë ekspertizë plotësuese nuk mund të kuptohet, ndërsa këto mjete që ju tregova edhe me fotografi, kanë qenë mjete personale të Astrit Deharit, dhe sigurisht që mjetet personale lënë gjurmë personale të personit që i kanë përdorë”, u shpreh Gashi.

Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë: