Taulant Hodaj, avokati i akredituar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur më gjerësisht rreth mos-lejimit të ish-presidentit Thaçi për pjesmarrjen në cermoninë mortore të babait të tij.
Hodaj tha se praktikë e Speciales është që nuk lejon me marr pjesë në cermoni mortore për arsye se mungojnë kapacitetet e shoqërimit të të njëjtit dhe ndalimin për mos me komuniku me të tjerët.
“Këto arsyet humanitare janë një ndër arsyet që lejohen të paraburgosurit në mënyrë të shoqëruar të bëjnë në raste kur ka baza të mjaftueshme. Arsyet humanitare kanë ekzistu që me Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi dhe nën juridiksione të ndryshme të vendeve të ndryshme. Në Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi zakonisht i ka leju, përveç vizitave të anëtarëve të familjes, ka leju edhe pjesmarrjet në cermoni mortore të anëteraëve të ngushtë të familjes.Tani me Gjykatën Speciale është një praktikë tjetër, i lejohet të vijnë të vizitojnë anëtarët e ngushtë të familjes, nëse janë të sëmurë, por jo pa patur prova bindëse, kërkojnë dokumentacion nga specialistë të fushës pastaj i rishikojnë edhe vetë ato dokumentacione nëse janë apo jo valide dhe pastaj bëjnë lejimin e një vizite të tillë. Kanë leju disa vizita por praktikë e Speciales është që nuk lejon me marr pjesë në cermoni mortore për arsye, se siç i kam parë nga disa shkresa që i kanë aty, mungojnë kapacitetet e shoqërimit të të njëjtit dhe ndalimin për mos me komuniku me të tjerët, se ata konsiderohet se janë të paraburgosur” theksoi ai.
Po ashtu Hodaj foli edhe në lidhje me mundësinë dhe hapat që mund të ndiqen për zhbërjen e ‘Dhomave të Specializuara’.
Avokati Hodaj tha Gjykata Kushtetuese e Dhomave të Specializuara, thonë ne vendosim, pra sipas tij të njëjtit ja kanë hequr juridikisht kete kompetencë Kosovës.
“Faktikisht Gjykata Speciale mund të zhbëhet por juridikisht për Gjykatën Speciale nuk ka efekt. Nëse e shohim ka një vendim të dhomës Kushtetuese të Gjykatës Speciale në lidhje me zhbërjen apo ndryshimin e madantit të Gjykatës Speciale, ata thonë ne jemi kompetent për Gjykatën Speciale, Gjykata Kushtetuese e Dhomave të Specializuara, thonë ne vendosim… nuk është kompetent as Kuvendi i Kosovës më tutje nuk ka mandat asnjë institucion tjetër. Sipas tyre ata vendosin për çdo gjë përveç kur përfundon mandati, kur ka një vendim të Këshillit të Bashkimit Evropian. Ja kanë heq juridikisht kete kompetencë Kosovës plotesisht dhe ata kanë bërë me dije që çfarëdo veprimi që mund të merr qoftë ndryshimet kushtetuese në Kosovë apo ligjore për ta nuk kanë efekt fare për punën e tyre. Nëse vertet ka dëshirë apo duam të ndryshojmë Gjykatën Speciale duhet të shikohet kush e ka bërë Gjykatën Speciale apo kush mund ta zhbëje. Gjykatën Speciale e kanë bere vendet mike të Kosovës dhe nëse lobohet drejt me to, nëse i bindin ato ….ato mund të bejnë një gje te tillë dhe te kerkojnë nga Keshilli i BE-se edhe formalisht te ndryshohet apo te perfundoje mandati i saj” tha Hodaj për dokumentarin ‘Exppse’ raporton “Gazeta Blic”.