• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Arifi: Kemi marrë vesh se Kurti e ka pranuar Asociacionin dhe i ka premtuar Macron-it dhe Scholz-it se do ta implementojë

11/05/2023 21:36
nga:Gazeta Blic

Ish- kryenegociatori i dialogut Kosovë-Serbi, Avni Arifi, në një intervistë për emisionin Expose, prodhim i GazetaBlic ka theksuar se kanë informacione që kryeministri Kurti ka pranuar zbatimin e Asociacionit.

“Nga Zyra e Kryeministrit kemi marrë vesh se kryeministri e ka pranuar dhe i ka premtuar kryeministrit gjerman dhe presidentit francez se do ta implementojë”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

“Ne jemi tash në një pikë siç kemi qenë disa herë. Kosova disa herë e ka pranuar Asociacionit, por nuk e ka implementuar. E ka pranuar në kohën e Thaçit kryeministër, por nuk është implementuar, pastaj Isa Mustafës, është pranuar por nuk është implementuar. Faktikisht kemi një situatë fillestare ku në parim është pranuar por ka mbetur implementimi. Implementim quhet pranimi i draftit publikisht në bazë të të cilit do të krijohej Asociacioni. Nga Zyra e Kryeministrit kemi marrë vesh se kryeministri e ka pranuar dhe i ka premtuar kryeministrit gjerman dhe presidentit francez se do ta implementojë’, thotë Arifi.

Sipas tij, tash ka dalë çështja e nënshkrimeve dhe që kërkohet të nënshkruhet.

Arifi thotë se nëse nënshkrimi bëhet çështje, atëherë as marrëveshja e parimeve e vitit 2013 nuk është e nënshkruar dhe nënshkrimet nuk janë valide.

“Serbia nuk e ka nënshkruar marrëveshjen e parimeve, por e ka nënshkruar pranimin e saj, por jo pranimin dhe atëherë mund të përfundojmë në një situatë që mund ta bllokojë procesin, megjithatë Kosova e ka pranuar Asociacionin dhe ka pranuar fillimin e implementimit të saj. Kjo është esenca”, tha Arifi.

“Nënshkrimi i marrëveshjes së parimeve, nëse e sheh sot se shumëkujt i kanë ikë, shumëkush nuk e ka parë, edhe në marrëveshjen e parimeve atëherë Daçiq shkruan se “konfirmoj e kam pranuar këtë dokument” por nuk është nënshkrim i dokumentit. Në një situatë ligjore ai nuk do të ishte nënshkrim valid fare. Kurse, edhe marrëveshjen e implementimit të Asociacionit e konfirmon se është origjinal dhe se do të shqyrtojmë dhe se për të do të përgjigjemi dhe pastaj pason nënshkrimi, ai nuk është nënshkrim valid”.

Pra, shton ai, nëse hyjmë në këtë lojën e nënshkrimeve dhe nuk paraqet argument të mjaftueshëm marrëveshja ndërkombëtare dhe prezenca ndërkombëtare, atëherë mund të hyjmë në një territor të ri të problemeve kur është në pyetje kjo çështje.

12/23/2024 21:12

Muriqi mund të rikthehet në Turqi?