• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ardian Gjini: Këto janë sanksionet nga SHBA dhe BE, për Kurtin dhe këdo që refuzon marrëveshjen

03/04/2023 21:40
nga:N M

I dyti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka paralajmëruar edhe sanksione në këtë rast për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ministrat e tij, por edhe për liderët e opozitës, në rast se kundërshtojnë ose heqin dorë nga marrëveshja finale Kosovë- Serbi, sipas planit franko- gjerman, raporton gazeta Blic.

Gjini për “Bkic Interview” ka thënë se ka pasur sanksione edhe më herët ndaj Kurtit dhe disa ministrave të tij, duke përmendur kështu mos lejimin e tyre drejt udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, në rast të refuzimit sanksionet vetëm sa do të shtohen edhe në drejtime të ndryshme.

“Unë besoj që kryeministri Kurti e ka pasur shumë të qartë dhe nuk është i vetmi, shumë kush e ka pasur të qartë se mund të ndodhin sanksione edhe ndaj Kosovës, për shkak se Kosova tashmë është shtet. është pjesë e komunitetit ndërkombëtar, pavarësisht pesë vendeve që nuk na kanë njohur. Penalizimet mund të jenë të llojeve të ndryshme financiare, lirë së lëvizjes.. të komunikimit. Unë po besoj që nëse Kosova do të sillet në mënyrë të papërgjegjshme do të ballafaqohet me sanksione, që vetëm vendeve të tjera u vendosen. Shumë kush në Qeverinë e Kosovës e dinë sot, që këto çështje janë reale, e dinë që janë reale”, thotë Gjini.

Ai ka shtuar se fatkeqësisht ka pasur sanksione ndaj Kosovës.

”Të gjithë jemi duke pasur kujdes, ndoshta nganjëherë nuk duhet të ketë shumë kujdes. Unë mendoj se një mesazh e kanë marrë në Qeverinë e Kosovës, kur ambasadori amerikan ju ka thënë rrini në Kosovë se keni punë, ka qenë mesazhi më i qartë që është dhënë. Nuk është dhënë që të fyhet Kosova, nuk e ka bërë Jeffy për të fyer Kosovën, por e ka dërguar një mesazh dhe është dashur të kuptohet, dhe ku ka dështuar Qeveria është se nuk e ka shpjeguar qartazi se këto insistime të SHBA-vë dhe BE të këtij niveli, nuk janë për shkak të interesave vetjake as të SHBA e as të BE. Miqtë tanë nuk ka kanë qitur kërkesa që janë të dëmshme për Kosovën. Kemi ardhur në një moment deri në atë ditë, ku disa gjëra janë thënë në mënyre eksplicite dhe të gjithë e dimë se diplomatët kanë më shumë kujdes sesa unë kur deklarohem. Dhe kur dëgjojmë prej diplomatëve amerikanë dhe të BE, kur thonë se nuk duam një republikë tjetër Srpska. Ata e dinë se këtë fjalë e dëgjojnë edhe në BeH, e dëgjojnë edhe në Serbi dhe gjithë botën. Dhe kur e marrin guximin për të thënë këtë, atëherë po flasim për një çështje serioze, sepse nuk po na e thonë në vesh, por publikisht dhe nga niveli më serioz i mundshëm”, thotë nënkryetari i AAK-së.